Krijohet “lavatriçja” e parë për njerëzit, ja kur pritet të dalë në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia, vendi i inovacionit, ka prezantuar një ‘makinë larëse njerëzore’ futuriste, një pajisje e fuqizuar nga AI, e aftë për të larë dhe tharë njerëzit brenda 15 minutave.

Zhvilluar nga kompania japoneze Science Co kjo risi e quajtur “Mirai Ningen Sentakuk” ofron një përvojë të ngjashme me banjën.

Sistemi me Al personalizon ciklin e larjes bazuar në llojin e lëkurës së përdoruesit dhe metrikat fizike, raportoi botimi japonez Ashahi Shimbun.

Si do të funksionojë?

Ju futeni në një makinë transparente që mbushet përgjysmë me ujë të ngrohtë, përcjell Telegrafi.

Më pas ajo lëshon fluska mikroskopike që shpërthejnë në kontakt me lëkurën tuaj, duke hequr papastërtitë.

Teknologjia AI rregullon temperaturën dhe presionin e makinës për rehati maksimale.

Ajo fokusohet gjithashtu në mirëqenien mendore. Analizon gjendjen tuaj emocionale dhe projekton pamje qetësuese në brendësi për t’ju relaksuar.

Kur do të lansohet?

Frymëzuar nga një koncept i ngjashëm i paraqitur në vitet 1970 nga Sanyo Electric, ky version i modernizuar do të debutojë në Osaka Expo 2025, ku 1000 pjesëmarrës do ta përjetojnë atë drejtpërdrejt./k.k

Të fundit

Rregulla të forta për turistët në këtë vend, gjoba deri në 700 euro për shkelje

Kroacia është vendi më i fundit në Evropë që po merr masa kundër sjelljeve të pahijshme të turistëve. Ishulli i...

Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak...

(PAMJET) Aksident i rëndë ! Dy makina përplasen kokë më kokë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e...

Vdekja misterioze e 2-vjeçarit dy vite më parë, arrestohen gjyshërit, akuzohen për…

Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit. Émile Soleil u zhduk në...

Rama ndalon fjalën gjatë takimit në Lezhë, batuta me të riun: Po mirë mo, për këtu e le?

Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, ku bëri prezantimin e kandidatëve të PS për këtë qark, kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV