Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një ‘super diamant’ ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që është shumë herë më i fortë se diamantet natyrale.

Sipas ekspertëve ky krijim konsiderohet 40% më i fortë dhe më rezistent.

Deri më tani, diamantët më të fortë janë gjetur në krateret e krijuara nga goditjet e asteroidëve dhe meteorëve, çka do të thotë se janë të rrallë dhe shpeshherë, shumë të vegjël.

Pjesa më e madhe e diamantëve natyralë dhe sintetikë kanë strukturë kubike, ndërsa diamantët e gjetur në këto kratere kanë strukturë gjashtëkëndëshe.

Aplikimi i këtyre lloj diamanatësh nuk është eksploruar shumë për shkak të madhësisë dhe papastërtisë së mostrës, ndaj kërkuesit shpikën një diamant “të kristaluar mirë, thuajse gjashtëkëndësh të pastër” duke nxehur grafit shumë të kompresuar.

Sipas ekipit, qëndrueshmëria e shkëlqyer termike e diamantit dhe fortësia e lartë e tij nënkuptojnë që mund të ketë “shumë potencial për aplikimet industriale”.

Ai duron temperaturë deri në 1100 gradë Celsius dhe ka një fortësi prej 155 giga Paskal.

Pavarësisht karakteristikave, nuk do të kushtojë më shumë sesa diamantet e zakonshme.

Një diamantik sintetik nga Kina mund të kushtojë deri në 300 dollarë dhe sipas shkencëtarëve,”super diamanti” s’do të përdorej gjerësisht nëse do të kushtonte./   KB

Të fundit

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston...

Rama bashkëbisedon online me emigrantin, shkëmben batuta: Duke i dhënë makinës shoh Lulin

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i...

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me vrap…

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Java nis me rrebeshe dhe dëborë, meteorologia zbulon si do të mbyllet marsi

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, raportoi në “Dita...

Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV