“Më kanë hetuar si në kohën e Enverit”/ Erion Veliaj reagon sërish nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, në lidhje me arrestimin e tij dhe hetimet që janë zhvilluar deri më tani.

Veliaj është shprehur se është i burgosur dhe jo i pandehur, teksa shtoi se në qeli po lexonte aktakuzën e prokurorit Ols Dado.

Sipas kryebashkaikut, Dado e ka hetuar atë, si dikur hetuesit e Enverit, teksa ka dhënë sërish një sqarim në lidhje me vilën e prindërve të bashkëshortes së tij, në Qerret.

“Përshëndetje të dashur miq, Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg. Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia. Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes. Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë. Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS. Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.

Lexo edhe :  Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij. Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore. Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës. Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!”, përfundon deklarata e Veliajt në Facebook./     S,M

S,M

Të fundit

Simptomat e astmës në varësi të motit! Kujdesi që duhet të tregoni

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit. Simptomat e...

Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, ja si duken Archie dhe Lilibet

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët. Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në...

Gati më 2031/ Zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos, ja sa kushton

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos, me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh, ka hyrë në fazën e tij të realizimit....

Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?

Ylli Pata Fushata elektorale nuk ka hyrë në kulmin e saj, pasi zyrtarisht ajo nis një muaj para 11 majit. Por edhe tani mund të...

I burgosur për pesë dekada, 89-vjeçari japonez merr shpërblimin e majmë

Jeta duket se është treguar më e padrejtë për këtë japonez. I akuzuar për vrasje ai vuajti dënimin me burg për më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV