Nga sot, ndryshon forma e testimit për patentë shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi me shkrim për patentë shoferi mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo pasi për shkak të pyetjeve shpesh jo të formuluara mirë e shpesh me opsione shumë të ngjashme me njëra tjetrën e që në disa raste iu duhet të zgjedhin edhe më shumë se një përgjigje të saktë.

Për ta lehtësuar këtë Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë procesin e ndryshimit të testimit duke ndryshuar formën e pyetjeve.

Kjo Ministri ka thënë se kjo formë e testimit do të hyjë në fuqi nga data 18 shkurt, saktësisht sot.

“Është në proces të ndryshimit mënyra e testimit e cila krijon lehtësira për testimin e kandidatëve për të gjitha kategoritë rrit efikasitetin, cilësinë e vlerësimit të njohurive të kandidatëve dhe saktësinë në vlerësim të kandidatëve. Sipas planifikimeve kjo formë e testimit do të fillojmë me 18.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tyre, përveç ndryshimit të pyetjeve do të hyj në fuqi edhe doracaku zyrtar për të gjitha kategoritë.

Nëse ky ndryshim është bërë për të rritur kalueshmërinë, Ministria e Infrastrukturës e ka mohuar pasi sipas tyre është bërë vetëm për të krijuar lehtësira për testimin e kandidatëve.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2024, mbi 83 mijë persona janë pajisur me patentë shoferi në Kosovë.

Që nga data 1 janar 2024 e deri më 30 nëntor janë testuar në provimin teorik 94 mijë e 819 kandidatë, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56 mijë e 358 kandidatë.

“Sa i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Departamenti për patentë shoferi është kompetente për testimin e kandidatëve për patentë shoferi të të gjitha kategorive qoftë të provimit teorik apo praktik ku gjatë vitit 2024 nga 01. Janar 2024 deri më 30 nëntor 2024 janë testuar nga provimi teorik 94 819 kandidat, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56358 kandidat (gjithmonë duke u mbështetur në raportet e e-testimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Patentë-shoferëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Lexo edhe :  Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Testimi i këtyre kandidatëve, sipas Ministrisë, është lehtësuar edhe pas digjitalizimit apo e-testimit.

Patentë shoferët apo lejet për vozitje janë të detyrueshme për qytetarët në Kosovë, pasi edhe veturat janë pothuajse opsioni kryesor i qarkullimit të tyre për punë apo çfarëdo nevoje tjetër.

Në Kosovë mungesa e metrove, mospërdorimi i biçikletave, si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve./e.t

Të fundit

Maqedoni e Veriut/ Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov  Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato...

Zelensky: SHBA po dobëson sanksionet e saj kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se marrëveshja e SHBA-ve për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve. Sipas mediave të huaja, Shtetet...

1 milion dollarë për Mar-a-Lagon? Shehaj mesazh Ramës: Po luan me zjarrin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj duket se i ka dhënë një mesazh Edi Ramës pas përplasjes së tyre për vizitën e tij në...

Adoleshenca, filmi që po pushton botën

Nga Charlotte Archibald Nuk kam bërë asgjë të keqe! Një reflektimin pasi pashë filmin e Adoleshencës këtë javë, kjo ishte fraza bezdisëse që Jamie përsëriti...

Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar....

Lajme të tjera

Web TV