Për rënien në peshë! Uthull molle dhe lëng limoni për 30 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia në peshë është kthyer në një problem të përhershëm.

Ekspertët janë kundër regjimeve drastike që e frenojnë njeriun nga ushqimi dhe rekomandojnë kura natyrale e të shëndetshme.

E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni, përfitimet e së cilës AgroWeb.org i sjell më poshtë.

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt.

Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore.

Uthulla e Mollës Zgjat Ndjesinë e Ngopjes

Uthulla e mollës nxit rënien në peshë duke forcuar metabolizmin dhe frenuar oreksin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një tjetër studim i vitit 2005 zbuloi se uthulla zgjat ndjesinë e ngopjes.

Përbërësi kryesor i uthullës është acidi acetik.

Sa më të larta dozat e acidit acetik në organizëm, aq më e plotë do të jetë ndjesia e ngopjes pas një vakti të pasur me karbohidrate.

Përveç kësaj uthulla e mollës nuk përbën problem për shqetësimet e stomakut, sidomos nëse e merrni në masën e duhur.

Sa më shumë të zgjasë ndjesia e ngopjes, aq më pak kalori do të merren gjatë ditës dhe me kalimin e kohës, pesha trupore do të arrijë nivelet e dëshiruara.

Vitamina C dhe Rënia Në Peshë
Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

Nga ana tjetër, disa studime të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

Lexo edhe :  Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Kivi, specat dhe agrumet janë burime të tjera të shkëlqyera të vitaminës C.

Uthulla e Mollës Dhe Lëngu i Limonit Për Humbjen Në Peshë

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë dy substanca natyrale të cilat mund të përfshihen mjaft mirë në shumë regjime të ndryshme ushqimore.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pesha mund të ikë sa hap e mbyll sytë vetëm duke pirë lëng limoni apo uthulle.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë aleatë të vyer në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Nëpërmjet limonit, ju mund të pini më shumë ujë dhe të hidratoheni më shumë.

Nëpërmjet uthullës, ju mund të fuqizoni organizmin dhe përmirësoni tretjes.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes me masat e konsumuara sepse të dyja këto lëngje janë acidike dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Përgatitja
Për të përgatitur këtë kurë mjafton që çdo ditë të shtoni në një gotë 300 ml me ujë të vakët një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët.

Përziejeni mirë dhe më pas pijeni pasi të keni ngrënë mëngjes. Provojeni për 30 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./k.k

Të fundit

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Në kohët e lashta hithra vlerësohej shumë nga mjekët e kohës. Dioskorides dhe Hipokrati, të cilët e zbuluan, e përdorën atë për të trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV