Pse energjia nga dielli po futet bindshëm tek ne?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë, qeveria miratoi ndërtimin e një centrali diellor të madh në Sheq Marinas të Fierit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, parku i ri fotovoltaik do të ketë fuqi të instaluar 21 MW(megavat-orë).

Në Shqipëri, sot në prodhim janë 3 impiante të mëdhenj të energjisë nga dielli. I pari është centrali fotovoltaik i Karavastasë, më i madhi tek ne deri tani, me panele diellore. Ai ka një fuqi të instaluar 140 megavat-orë, si dhe impiantet Blue 1 dhe Nova Solar, me nga 50 MW seicili.

Në total, në prodhim janë 3 impiante: centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW, si dhe Blue 1 dhe Nova Solar, me nga 50 MW secili. Impiante të tjerë më të mëdhenj pritet të jenë operues në pak vite. Në korrik 2024, qeveria shpalli kompanitë e huaja fituese të ankandit më të madh të energjisë diellore që kemi zhvilluar deri sot, ankandit hibrid me kapacitet 300 megavat-orë. Ky kapacitet është më i madh se prodhimi vjetor i hidrocentralit të Vaut të Dejës prej 250 MW-orë.

Është si të kemi një hidrocentral të ri të ndërtuar në vend. Një garë e përmbyllur me sukses të plotë, ku kompanitë e shpallura fituese së bashku arrijnë një kapacitet në total prej afro 284 megavat-ore, me një çmim mesatar shumë të favorshëm për shtetin tonë, prej 51.8 euro për megavat, kur sot çmimi mesatar ditor në bursën hungareze të energjisë është mbi 128 euro për megavat(https://hudex.hu/en/market-data/power/daily-data).

Tashmë vendi ynë është vlerësuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë si një histori suksesi në zhvillimin e ankandeve të hapura, për ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke u marrë shembull. Kur Shqipëria nisi procesin e ankandeve fotovoltaike gjashtë vite më parë, më 2019, pati shumë rezerva nga kompanitë ndërkombëtare.

Kjo, pasi perceptimi për vendin tonë si i paaftë për të zhvilluar gara të pastra dhe korrekte qëndronte kokëfortë. Me ankandet ndërkombëtare të realizuara, sot Shqipëria merret si një rast studimor për mirë. Sesi një vend shkon me bindje nga investimi hidrologjik me hidrocentrale, në investimin për energjinë diellore dhe atë të erës.

Për këtë, na ndihmuan dy shembuj të mirë. Parku fotovoltaik i Karavastasë me prodhim vjetor 140 megavatorë, ku Republika e Shqipërisë përfiton gjysmën e prodhimit me një çmim shumë të leverdisshëm, si dhe parku fotovoltaik i Spitallës. Çmimi i arritur me Parkun e Karavastasë është gati rekord, si çmim i ulët në të gjithë Evropën, me vetëm 24.89 euro për megavat.

Lexo edhe :  Rinis prodhimi i serave shqiptare: Prodhimi shkon i gjithi në BE!

Parku i Karavastasë ka nisur prodhimin që nga muaji shkurt 2024, ndërkohë që parku i Spitallës është në ndërtim e sipër. Një tjetër histori e mire ka qenë ankandi i kapaciteteve të reja eolike(prodhim nga era), nga i cili do të përfitojmë si shtet rreth 222.5 megavat-orë, kur parqet nga era të jenë ndërtuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një strategji të qartë.

Ajo synon që kapacitetet prodhuese nga rrezet diellore të arrijnë 1 gigavat-orë, nëpërmjet procedurave të pastra, transparente dhe konkurruese. Ankandi hibrid fotovoltaik i 10 korrikut 2024 ishte më i madhi i zhvilluar në vend. Shteti ynë nuk angazhon në të asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid.

Nëse në dy ankandet e mëparshme, pra atij të Karavastasë dhe të Spitallës, shteti ka vendosur tokën në dispozicion të prodhimi të energjisë nga këto ankande, në këtë rast kemi një ankand hibrid, ku toka është siguruar nga subjektet private të interesuara.

Shteti ynë është vetëm blerësi i energjisë të prodhuar nga këto parqe me rreze diellore, me një çmim shumë të mirë. E njëjta qasje hibride u përdor në ankandin e madh eolik të dy viteve më parë, më 2023, i cili u mbyll me sukses në korrik të atij viti. Edhe në atë ankand, shteti ynë nuk vuri në dispozicion tokë.

Toka do të gjendet nga fituesit privatë të ankandit, pasi të bëjnë studimet e tyre. Çdo fitues ankandi, brenda një viti sjell projektin me tokën që e ka gjetur vetë. Shteti ynë ofroi për fituesin një kontratë shitblerje të energjisë elektrike për një periudhë 15 vjeçare, me një çmim të pandryshuar, të garantuar për qytetarët përfitues.

Tani kemi arritur një nivel tjetër, i cili kërkon këtë miks të energjisë, që përveç hidrocentraleve, Kaskadës së Drinit apo të tjera hidrocentraleve të vogla, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në rrjetin energjetik shqiptar, të kemi dhe një prodhim të konsiderueshëm dhe të qendrueshëm, që vjen nga parqet fotovoltaike, nga energjia diellore dhe nga era./    S.M

Të fundit

Maqedoni e Veriut/ Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov  Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato...

Zelensky: SHBA po dobëson sanksionet e saj kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se marrëveshja e SHBA-ve për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve. Sipas mediave të huaja, Shtetet...

1 milion dollarë për Mar-a-Lagon? Shehaj mesazh Ramës: Po luan me zjarrin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj duket se i ka dhënë një mesazh Edi Ramës pas përplasjes së tyre për vizitën e tij në...

Adoleshenca, filmi që po pushton botën

Nga Charlotte Archibald Nuk kam bërë asgjë të keqe! Një reflektimin pasi pashë filmin e Adoleshencës këtë javë, kjo ishte fraza bezdisëse që Jamie përsëriti...

Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar....

Lajme të tjera

Web TV