A do qëndrojë në detyrë Erion Veliaj? Zv.ministri i Brendshëm: Largohet nëse dorëhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Kryebashkiaku i Tiranës do jetë në krye të bashkisë së Tiranës, sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë ose nuk jep dorëheqjen nga posti’, kështu është shprehur zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

I ftuar mbrëmjen e sotme ne emisionin ‘Repolitix’, teksa u ndal tek debat në mbledhjen e këshillit bashkiak ditën e sotme, ku këshilltarët e PD kërkonin mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, ai tha se nuk është kompetencë e këshillit.

“Veliaj do vijojë të jetë kryetar deri sa të vendos vet që do të jap dorëheqjen, ose sa të ketë një vendim të formës së prerë. Veliaj do jetë kryetar nuk ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë nga këshilli bashkiak. Këshilltarët e opozitës kërkonin një mocion me debat për shkarkimin e kryetarit, po të shohësh ligjet bëhet e ditur se kur mbaron mandati dhe kur shkarkohet dhe në asnjë mënyrë nuk hyn këshilli. Këshilli s’ka kompetencë të propozojë vendime, nuk mund të propozosh diçka të paligjshme”, tha ai.

Hodaj u ndal edhe tek replikat Rama-Dumani, ku kryeministri tha se duhet të ketë një drejtësi europiane, ndërsa Dumani iu përgjigj duke thënë se përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është e dështuar.

Sipas tij, këto nuk janë përplasje, por përpjekje për të vendosur një standard që duhet të ketë drejtësia.

‘Kjo është përpjekje për të vendosur një standard që drejtësia duhet që ta ketë. Ne duam një drejtësi të pavarur, dhe të ketë një standard europian. Sistemi është ndërtuar që ti shërbejë asaj që ishte nevoja e asaj kohe dhe kjo drejtësia duhet të mendohet para se të bëjë gjëra. Sistemi është në rregull i takon individëve që u është besuar kjo detyrë që të përmbushin standardet. Duhet që të arsyetohen bindshëm masat që jepet dhe vendimi që merret’, tha ai./   S,M

Të fundit

LISTA / Primaret e PD-së, kush janë 22 kandidatët e qarkut të Elbasanit

22 kandidatë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. S,M

Primaret e PD-së/ Ironizon Braçe: Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi ‘modelin amerikan’ të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i...

Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale bën xhiron e rrjetit

Një video e bërë me Inteligjencë Artificiale (AI) ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka ‘pushtuar’ rrjetin. Videoja...

Dy salla në Parlament marrin emrat e politikanëve të ndjerë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi sot në nisje të Kuvendit se dy salla në Parlament do mbajnë emrat e politikanëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe...

U paraqit për herë të dytë në SPAK/ Gazmend Paja nuk ndal ironitë: Isha në kafe

Për herë të dytë aktori i humorit, Gazmend Paja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e kësaj të enjteje. Në dalje ai ka...

Lajme të tjera

Web TV