A mund të lirohej Meta dhe të lihej në shtëpi? Ja pse nuk ndodh sipas Ngjelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një emision televiziv , avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, SPAK ka ngritur akuza të rënda ndaj Metës, të cilat, sipas dispozitave ligjore, kërkojnë domosdoshmërisht masën e arrestit, duke përjashtuar masa më të lehta.

Ngjela theksoi se opozitarët nuk mund të ndikojnë në punën e SPAK-ut, pasi kanë vetëm fjalë, ndërsa situata ndryshon me kryeministrin, i cili ka shumicën parlamentare.

“Meta nuk akuzohet lehtë, akuzat janë të rënda sepse përfshijnë para dhe shpërdorim detyre. Ligji parashikon raste ku arrestimi është i detyrueshëm dhe raste ku ai nuk është i domosdoshëm. Në rastin e Metës, arresti është i pashmangshëm sipas dispozitave ligjore. Në thelb, arresti shtëpiak dhe ai në burg kanë të njëjtin efekt, pasi të dyja janë masa kufizuese,” – u shpreh Ngjela.

Duke iu referuar akuzave për shpërdorim detyre dhe përfitime financiare, ai tha: “Këtu bëhet fjalë për atë që ka pasur paratë. Sipas akuzës, Meta ka shpërdoruar postin e tij për përfitime financiare. Arsyeja kryesore e arrestimit është të parandalojë fshehjen e provave dhe mundësinë e arratisjes.”

Ngjela gjithashtu komentoi se Meta nuk u bë president falë forcës së partisë së tij, por falë aleancave politike, pasi sipas tij, dy forcat kryesore në vend mbeten socialistët dhe demokratët.

Në lidhje me ndikimin politik në sistemin e drejtësisë, ai tha se është e pritshme që kushdo që arrestohet të kritikojë procesin.

“Përderisa opozita nuk ka ushtri, nuk mund t’i bëjë presion SPAK-ut, sepse nuk ka forcë, ka vetëm fjalë. Ndërsa kryeministri është në një pozicion ndryshe, pasi ai ka shumicën parlamentare dhe mund të shkaktojë trazira politike,” – përfundoi Ngjela./e.t

Lexo edhe :  Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Të fundit

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

Skënder Minxhozi Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit...

Lajme të tjera

Web TV