Balla replikon me Berishën:Në 11 Maj do ndodhë ajo s’e keni parë as në ëndrrën më të keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balla: Qindra bashkatdhetarë rezultoi se nuk kishin mundësi për të rinovuar dokumentet brenda afatit. Ndaj, qeveria ka sjellë sot këto dy akte që i mundësojnë bashkatdhetarë të vazhdojnë të regjistrohen në shumicë deri në 4 mars për të votuar.

U shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e kanë bërë këtë detyrë ndaj atdheut. Janë 195 mijë të konfirmuar deri më tani dhe pritet që deri të martën të shkojë 230 mijë. Tregon dëshirën e madhe të bashkohen me ne.

Jeni në fazën që gënjeni veten, se e dini se çfarë ju pret në 11 Maj. Diçka që s’e keni parë dhe në ëndrrën më të keqe. Rezultatin s’e perceptoni dot. Nuk flas vetëm për votat në Shqipëri. Flas dhe për ata që mezi presin t’u shkojë fleta e votimit dhe aty të votojnë PS, sepse thonë se tani ndihen krenarë që janë shqiptarë. Është një barcaletë që thotë vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret.

Berisha: Siç e shihni, këta kanë marrë fund, ai deklaron se do të dalë dëshmitar për Edi Ramën, ky tjetri flet në emër të Partisë Socialiste. Jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqenëse ky sot tha nuk quhem Tao, por quhem Krenar, do t’ju lexoj disa rreshta prej tij: Daupaj tha s’do t’i bëj nder Ballës.

Vladi thotë flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë. Çelo thotë Tao Tao dhe shton se i ka në rregull letrat. Çela thotë se b*ndra luan dhe dhe me Taon. Jo thotë b*ndrra do t’ia marrë. I dola borxhit Taos thotë.

Ja kush ju përfaqëson juve!  /   S,M

Të fundit

KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kryemadhit, e lë në “detyrim paraqitje”

Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi. Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës...

Zgjedhjet/ Diaspora edhe 5 ditë kohë për regjistrim, 238 mijë aplikime

KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit. Deri më tani...

Afati i dokumentave biometrike/ Xhafaj: Diskutimi po vijon

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka deklaruar për News Line se diskutimi mes opozitës dhe mazhorancës po vijon për shtyrjen e afatit të...

Ishin në proces divorci/ Denigroi bashkëshortin në TikTok, e pëson 35-vjeçarja

Një tjetër rast është referuar në Prokurorinë e Elbasanit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Shtetësja K. Sh,35 vjeçe, dyshohet se ka postuar në...

Lajme të tjera

Web TV