Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025, që do të mbahet në Bruksel nga data 14 deri më 16 maj.

Ftesa është bërë nga ish-kryeministri i Kanadasë dhe kreu i IDU, Stephen Harper, i cili vlerëson rolin e Partisë Demokratike si një shtyllë e qendrës së djathtë globale dhe angazhimin e Berishës në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë.

Në letrën e tij drejtuar Berishës, Harper shpreh mirënjohjen për përpjekjet e Partisë Demokratike kundër autoritarizmit dhe thekson rëndësinë e këtij forumi për forcimin e bashkëpunimit mes partive konservatore në demokracitë në zhvillim.

“Forumi IDU 2025 do të mbledhë liderë politikë dhe mendimtarë nga më shumë se 80 parti anëtare për të diskutuar sfidat globale, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar marrëdhëniet midis partive të qendrës së djathtë,” – thuhet në ftesën e Harper.

 

 

Ftesa e plotë:

I nderuar Dr. Berisha,

Po ju drejtohem sot, në cilësinë e Kryetarit të International Democracy Union (IDU), aleancës globale të partive të qendrës së djathtë, për t’ju ftuar të merrni pjesë në eventin tonë të ardhshëm në Bruksel këtë vit. Ne jemi mirënjohës ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë për kontributin e saj si një shtyllë e familjes sonë globale të qendrës së djathtë dhe ju falënderojmë për qëndrimin tuaj të palëkundur në betejën globale për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë kundër kërcënimit të vazhdueshëm të autoritarizmit.

Këtë maj, teksa organizojmë Forumin IDU 2025 në Bruksel, jemi të entuziazmuar të mbledhim së bashku ligjvënës konservatorë, drejtues partish dhe mendimtarë nga më shumë se 80 parti anëtare për të forcuar marrëdhëniet, për të ndarë praktikat më të mira në fushatat zgjedhore dhe qeverisje, për të ndërtuar ura bashkëpunimi me partitë në demokracitë në zhvillim dhe për të trajtuar sfidat globale të kohës sonë.

Lexo edhe :  “Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin”/ Rama: Perceptimi për korrupsionin i gabuar

Dr. Berisha, ju ftoj sinqerisht të merrni pjesë në Forumin IDU në Bruksel nga data 14 deri më 16 maj. Jam i bindur se flas në emër të të gjitha partive anëtare të IDU-së kur them se prania juaj në këtë Forum do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për agjendën tonë dhe për misionin tonë të përbashkët për promovimin e konservatorizmit, lirisë dhe demokracisë në nivel global.

Me respekt të veçantë,
Rt. Hon. Stephen J. Harper, P.C.,C.C.
Kryetar, International Democracy Union
Kryeministër i 22-të i Kanadasë./e.t

Të fundit

Ndalohen punësimet në administratë/ Ligji ndalon rekrutimet e reja përpara zgjedhjeve

Duke filluar nga data 3 mars, në administratë nuk do të rekrutohen më punonjës. Ministrja e Shtetit për Administratën, Adea...

Për herë të parë bashkë në ekran, marrëdhënia motër e vëlla e Klodiana dhe Alban Shalës

Klodiana Shalën e njohim si një atlete të përkushtuar pas sportit, jetesës së shëndetshme dhe mirëqenies, por këtë herë nuk vjen në “Rudina” në...

Makina futet mes turmës në një stacion autobusi në Izrael, plagosen 7 persona

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Izrael këtë të enjte, shkruajnë mediat e huaja. Një makinë është futur mes turmës dhe ka goditur ata që ndodheshin...

Francë/ 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash në sy të gruas së tij (EMRI)

Një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Ma Campagne në Angoulême (Charente) mëngjesin e 24 shkurtit. Shqiptari Elis Alijaj, 40 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri...

Erdogan mposht kundërshtarin, Oçalan letër nga burgu: PKK të shpërbëhet

Udhëheqësi militant i burgosur në Turqi, Abdullah Ocalan, i bëri thirrje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të ndalojë luftën kundër autoriteteve, një veprim...

Lajme të tjera

Web TV