Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të makinave u rrit me 7% për janarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit me afërsisht 7% në muajin janar të këtij viti. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për muajin janar të këtij vitit primi i shkruar bruto mesatar për një kontratë sigurimi TPL arriti në afërsisht 19,500 lekë (plus taksën 10% mbi primin).

Primi mesatar i sigurimit të makinës shënoi kështu një rritje krahasuar me primin mesatar prej më pak se 18,300 lekësh të janarit të vitit të kaluar dhe në përgjithësi me nivelin mesatar vjetor prej 18,100 lekësh, të raportuara gjatë vitit 2024.

Këto shifra tregojnë qartë se nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit, në terma mesatarë.

Rregullorja “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” hyri në fuqi në fillim të këtij viti dhe parashikon se në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit. Përveç faktorëve të mësipërm, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre.

Megjithatë, sistemi aktualisht në përdorim nuk ka një nivel shumë të detajuar diferencimi në disa prej faktorëve të parashikuar në rregullore.

Për shembull, sistemi përcakton çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve në moshën 18-21 vjeç, ndërsa nuk parashikon diferencime të mëtejshme për drejtuesit në moshë më të madhe. Gjithashtu, sistemi nuk merr parasysh eksperiencën e drejtuesve të mjetit, që nga viti i marrjes së lejes së drejtimit.

Lexo edhe :  E ardhmja e turizmit është TI

Gjithashtu, diferencimi sipas qarqeve konsiston vetëm në aplikimin e një koeficienti më të ulët për qarqet Berat, Dibër e Kukës, ndërsa për të gjitha qarqet e tjera të vendit koeficienti përkatës është i njëjtë.

Një faktor tjetër që do të përcaktojë primet është edhe sistemi bonus-malus ose historiku i dëmeve. Megjithatë, ky element do të fillojë të zbatohet duke filluar nga viti 2026, bazuar në historikun e dëmeve të vitit 2025.

Pasi mediat raportuan rritjen e çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve në muajin janar, Kuvendit Komisioni Kuvendor i Ekonomisë vendosi të thërrasë në një seancë të posaçme Bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të raportuar nëse zbatimi i kërkesave të rregullores së re është bërë në mënyrë korrekte nga kompanitë e sigurimit.

Sipas ligjit, shoqëritë e sigurimit i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit TPL, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.

Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit të sigurimit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar me këtë rregullore./Monitor/    S,M

Të fundit

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar, ja çfarë u bë shkak

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e...

Nuk përmbahet dot më/ Çfarë ndodhi gjatë natës mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Gjesti ka si detyrë nga Vëllai i Madh që për dy javë të qëndrojë në krevat me Rizartën, pasi e zgjodhi në një nga...

“Shoqja jonë më e dashur, FITORJA”/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e fitores në zgjedhjet që do të...

Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku. Niko...

Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i...

Lajme të tjera

Web TV