Dështakë dhe humbës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

E enjtja e Parlamentit, është kthyer në ditën e gallatës për të rriturit, dhe e frikës për fëmijët. Deputetët e opozitës, kanë 4 vjet që fyejnë, njollosin, baltosin, akuzojnë, ulurasin, godasin, ndezin zjarre, dhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj kolegëve, gardistëve, gazetarëve, madje dhe ndaj pastrueseve të Parlamentit.

Ata janë kundër të gjithëve, kundër qeverisjes, mazhorancës politike, kundër miratimit të ligjeve, kundër zbatimit të ligjeve, ata ishin dhe janë kundër ndërkombëtarëve, kundër shqiptarëve që nuk i votojnë. Ata janë kundër shtetit ligjor. Mjafton ti shohësh kur mblidhen në tryeza “aleatësh”, ku njëri dështak , duket më i tromaksur se tjetri në krah të Berishës.

Ata e shohin  Berishën akoma si “shpresa e tyre e vetme për të ardhur në pushtet”. Çfarë absurdi. Në 2025, edhe pas 34 vitesh të mbushura me sëkëlldira dhe skandale nga ajo parti që bëri qametin mbi vendin dhe shqiptarët, dështakët mblidhen dhe mbajnë shpresë se “një ditë do vijmë  në pushtet me ish-liderin historik”.

Tek i dëgjoj në Parlament që merren me brekët dhe kanatjerët e gruas së Erion Veliajt, më duken më të shpifur nga bufi. Turp i madh, të dëgjosh një kryetar partie, apo një deputet që është votuar për të plotësuar misionin e tij para elektoratit, të merren prej  dy javësh me “të brëndshmet dhe fustanet e grave”.

Kjo pra është opozita e këtij vendi. Një grupim dështakësh, një grupim njerëzish parazitë të majmur në miliona euro dhe dollarë nga pushteti që kanë patur, që vijnë rrotull duke llapur për njerëzit e punës, duke përgojuar çdo shtetar dhe kundërshtar politik. Thirrja e Berishës “dështakë të gjitha partive mblidhuni tek ne”, mbetet refreni i kësaj fushate, e cila do ti paraprijë humbjes së 11 Majit. Opozita e sotme përtej çdo paragjykimi, i ngjet një taborri të shpartalluar, i mbushur me humbës dhe dështakë.

Lexo edhe :  A nuk janë një kryevepër të Drejtat e Njeriut?!

Ata që sa kishin pushtetin, rrënuan arsimin, shëndetsinë, artin, kulturën, ushtrinë, policinë, detarinë, blegtorinë, sot na hiqen sikur kanë “programe zhvillimi”. Ata që i hoqën edhe tullat çdo institucioni rentabël dhe  shkatërruan pyjet, liqenet, bregdetet, qytetet dhe braktisën e boshatisën fshatrat nga Veriu në Jug, sot na hiqen si “patriotë, shtetbërës, dhe të pakorruptueshëm”.

Kjo pra është situata parazgjedhore, e cila po na shoqëron mjaftueshëm për të na bindur se, PD është ajo që na qenë sot e 34 vite më pare, se Sali Berisha është ai që ka qenë në 1992, 1996, 1997, 2001, 2005 dhe 2025. Ndaj besoj se në 11 Maj, opozita e humbësve dhe e dështakëve, nuk mer më shumë deputetë se mori në 1997./  S,M

Të fundit

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin...

‘U gënjyet sy për sy!/ Balla-Berishës: S’kishte faj ai që bënte 7×7, e paska nga babai!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të...

Basha përgënjeshtron Berishën/ Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” ("Syri.net") në lidhje me...

NËSE NUK MENDON SOT PËR VETEN, NESËR MUND TË JETË VONË!

Jetëgjatësia po rritet dhe shumë nga ne mund të jetojnë 20, 30 apo edhe 50 vite pas daljes në pension. Pyetja kryesore është: Me...

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me thikë në Shkodër. Detajet e para të ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri...

Lajme të tjera

Web TV