Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se ka origjinë arabe.
Më datë 19 shkurt, viktima ka hyrë bashkë me një burrë në Rinas, kanë marrë shtëpi me qira dhe nuk ka dorëzuar ID.
Policia, pasi ka marrë njoftimin për trup të pajetë në banesë, ka gjetur shtëpinë të rregulluar.
Dyshohet se kemi të bëjmë me çift myslimanësh, pasi në banesë janë gjetur rroba karakteristike që mbajnë gratë myslimane.
Autor dyshohet bashkëshorti, që nuk është gjendur në shtëpi./e.t