Dy eurodeputetët italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për ti dhënë mbështetjen.

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Për fat të keq siç ka ndodhur edhe tek ne në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem sepse shumë personazhe politike futen në paraburgim për akuza që nuk jemi të sigurtë që ekzistojnë.

Forza italia është gjithmonë në favor të atij që quhet i pafajshëm deri në shkallën e fundit të gjyqësorit. Do shohim si do të shkojë”  thotë Lorenzo Grassini

Dy eurodeputetët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

“Ajo çfarë po ndodh sot është e ngjashme me atë që ndodhi në Itali në periudhën e Tangentopolit, shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një periudhë të tillë. Jemi kundër paraburgimit. Kjo ngjan me çështjen e Tangentopolit kur u abuzua me paraburgimin pa konsideruar efektet e njerëzive të pafajshëm por që plagët personave të arrestuar u mbeten. Po të bëhet drejtësi por drejtësi të drejtë. Deri kur të provohet jemi të gjithë të pafajshëm” tha Roberto Berardi

Lexo edhe :  Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

Gjatë skandalit Tangentopoli, cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike pati edhe kritika se disa arrestime ishin të nxituara dhe disa individë u dëmtuan padrejtësisht nga procesi.

Gabriele Cagliari ish-president i ENI, (Ente Nazionale Idrocarburi) dhe Sergio Moroni (deputet socialist) u vetëvranë nga presioni i hetimeve. Ky skandal çoi në hetimin e njohur si “Mani Pulite” (Duart e Pastra), i cili u drejtua nga një grup prokurorësh në Milano./e.t

Të fundit

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

Skënder Minxhozi Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit...

Lajme të tjera

Web TV