Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët(me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C                                                                                                                                                        

në zonat e ulëta 6 deri 18°C                                                                                                                                                              

në zonat bregdetare 8 deri 18°C/E.T

Të fundit

‘Berisha, lutje që ta ndihmojë qeveria greke për vota’!

Avokat Edmond Petraj, komentoi procesin e votimit në shtetin grek. Sipas tij, Berisha bëri një lutje ndaj qeverisë greke...

Arrestimet nuk janë zbavitje për turmat, por fate njerëzore

Dritan Hila Dikur, në kohën e diktaturës, nëse do arrestohej një grup i cili kishte më shumë se 3 persona, duhej të merrte miratimin e...

A mund të lirohej Meta dhe të lihej në shtëpi? Ja pse nuk ndodh sipas Ngjelës

I ftuar në një emision televiziv , avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg ish-presidentin...

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska...

Dy eurodeputetët italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn...

Lajme të tjera

Web TV