Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK për të dëshmuar për kryeministrin Rama.
“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.
Gjiknuri iu kundërpërgjigj Berishës duke i kujtuar fjalën që i ka thënë jashtë parlamentit një herë për historinë e Xhejms Trafikantit. Ndërsa sa i përket ndryshimit në SHBA me Trump, Gjiknuri i thotë Berishës të mos mbajë shpresa në gjëra që nuk ka siguri.
‘Sali me ty s’ja vlen debate të vjetra me këto çështje. Ta kam thënë aty jashtë të kujtohet Xhejms trafikanti. Po Damian the, ma futën. Kam dëshmuar gjithmonë. Ti je i shqetësuar me negociatat jo të mira me anë të përfaqësuesit tënd. Nuk ja vlen të përdorësh këtë vend për akuza. Konflikti i Xhejms trafikantit do përsëritet. Mos mba shpresa tek gjëra që nuk ke siguri.’/ S,M