Ndalohen punësimet në administratë/ Ligji ndalon rekrutimet e reja përpara zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga data 3 mars, në administratë nuk do të rekrutohen më punonjës.

Ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni njoftoi se në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit ky vendim është marrë për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

“Parashikohet shprehimisht në këtë vendim, që sikurse diktohet nga Kodi Zgjedhor, Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë.

“Por në këtë vendim ne kemi kaluar në një nivel tjetër për të garantuar një standard edhe më të lartë të garantimit të paanshmërisë të procesit zgjedhor duke parashikuar që prej datës 3 mars 2025 do të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës. Natyrisht procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen.

Ky vendim parashikon vetëm një përjashtim. Në raste të konsideruara si të jashtëzakonshme, kur cenohet dhënia e shërbimit për qytetarët në institucionet e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.”

Ministrja Pirdeni deklaroi se punonjësit e administratës të cilët do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e një procesi të sigurt zgjedhor do të jetën në gatishmëri.

“Natyrisht këto detyrime janë edhe më të përforcuara për një kategori tjetër të punonjësve të administratës publike, sikurse janë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës së Republikës, ushtarakët aktivë, natyrisht edhe për punonjësit e Shërbimit Informativ, për të cilët garantimi i depolitizimit të tyre përgjatë kësaj periudhe është gjithashtu domosdoshmëri”.

Ndalesa e rekrutimeve në administratën publike është një masë e zakonshme që synon të shmang ndikimet politik, një praktikë në raport me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme./E.T

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV