Nga 3 marsi pezullohet rekrutimi i punonjësve të administratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga data 3 mars do të ndalohet çdo rekrutim i punonjësve të rinj në administratë. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi tha në një deklaratë për mediat nga Kryeministria se, Këshilli i Ministrave kishte miratuar vendimin për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve.

Në këtë kuadër nga data 3 mars nuk do të lejohet më asnjë punësim në administratë përveç rasteve emergjente në sektorë kyç si shëndetësia.

“Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, që të punësojnë punonjës të rinj, nuk do të zhvillohet asnjë procedurë e re punësimi në ministri dhe shoqëri aksionere ku shteti është pronar. Do ketë vetëm një përjashtim kur bëhet fjalë për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kyçe apo mjekësia”, tha ministrja./   SM

Të fundit

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj...

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por...

Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se ka origjinë arabe. Më datë 19...

Lajme të tjera

Web TV