Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Për të zbutur këtë ngërç, qeveria po përpiqet  të marrë në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një Panair Pune.

“Kemi 2200 oferta pune më pagë 1000 euro, por janë 5500 vende që kërkohen nga bizneset private, por paga mund të jetë dhe 2000 euro apo 3000 euro”, tha Klevis Hysa, drejtor i Agjencisë Kombëtar Kombëtare të Punësimit.

Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë në total sa më shpejt këtë fillim-vit të paktën 5 mijë e 700 individë.

“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.

Pjesë e grupit të të rinjve, me dëshirë madje të shtuar për t’u futur në tregun e punës është Viola. Turizmi është synimi i saj.

“Duke qene se jam nga Vlora dhe kam pasur eksperiencë në banak, jam duke parë për punë në profilin e turizmin”, tha  studentja Viola Doko.

Ka edhe nga ana që ndonëse e kanë një punë, e shfrytëzojnë panairin për t’u përditësuar me nevojat e tregut.

“Jam duke studiuar tregun dhe duke u përpjekur të krijoj lidhje të reja. Unë punoj part time për një kompani auditi, por më pëlqen të kontrolloj se çfarë tregu ka nevojë”, u shpreh studenti Erjon Lleshi.

Lexo edhe :  Aktivistja Adriana Kalaja nën hetim për pengimin e automjetit të Bashkisë së Tiranës

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, tashmë aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

“Vetë fjala Work&Study do të thotë që e ardhmja e vendit tonë duhet të edukohet në mënyrë që të jetë produktive në punësimin e saj. Kjo është një ftesë për të gjithë të rinjtë që duan të ndihmojnë vetën e tyre në karrierë, por  ë ndihmojë dhe ekonominë e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria pritet të vërë së shpejti në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet./e.t

Të fundit

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të...

Dy eurodeputetët italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn...

Përplasi gruan dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet personazhi njohur i TikTok

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin...

Zgjedhjet/ Blushi në Athinë: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale

Gjatë vizitës në Athinë me strukturat e PL, sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka prezantuar programin me 5 prioritete me 5 shtylla të fushatës...

Haklaj: Sorosin në Shqipëri e solli Saliu, tani akuzon..

Azgan Haklaj dhe Zaçe Islami debatuan sot në një studio televizive lidhur me figurën e George Soros dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, debat...

Lajme të tjera

Web TV