Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku.
Niko Peleshi rrëzoi akuzat e kolegut demokrat, duke thënë se sherret e Primareve në PD po kërkonte që t’i sillte në sallën e Parlamentit për të hequr vëmendjen nga problematikat e brendshme të partisë.
Peleshi akuzloi Bardhin se i bëri gjyqin akademikut të Universitetit të Kamzës.
“Po dal këtu për të sqaruar, sepse e keni keqkuptuar. Rektori nuk erdhi për të mbrojtur veten nga akuzat apo personat, por për të sqaruar. Ai e tha se është i gatshëm të vijë edhe në grupin tuaj parlamentar. Zoti bardhi sapo e bëre gjyqin tënd këtu në Parlament. As rektori dhe as kryeministri nuk ka thënë se do mbajë anëne këtij apo atijk, apo se kush është fajtor. Ne nuk bëhjmë hetime. Është e padrejtë të dezinformohet publiku, se është foltore e shenjtë këtu. Nëse ju lidheni me primaret dhe tensionet atje e paqartësinë që keni atje ta sillni këtu kjo është sjellja juaj.
Pse ia hapëm derën rektorit?
Sepse edhe ai vetë nuk u mor pme procesin, por ngriti shqetësimin për një tjetër proces të universitetit dhe që preket edhe ai. Ai erdhi të sqarojë dhe të kërkojë mbështetje për të mos u ndotur imazhi por të mbështetet edhe për procesin ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë nga ajo që tha Bardhi këtu, mos e ndotni”, tha Peleshi./ S,M