Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska do t’i angazhonte diplomatët dhe shërbimet e inteligjencës për t’i penguar tentimet e tilla.

Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci e drejtuar nga Putin – presidenti rus ka thënë se është i kënaqur me përparimin që po bëhet për rindërtimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ndonëse është shumë herët.

“E theksoj që kontaktet e para me administratën e re amerikane sinjalizojnë një lloj shprese. Ka disponim reciprok që të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet mes dy qeverive dhe që gradualisht të zgjidhin numrin e madh të problemeve strategjike që janë krijuar në arkitekturën e sigurisë në botë”, ka thënë Putin.

Ai ka folur me tone pozitive edhe për faktin që “partnerët aktualë” të Rusisë kanë demonstruar atë që ai e ka përshkruar si pragmatizëm dhe realizëm, dhe se janë duke braktisur ‘klishetë ideologjike” të paraardhësve të tyre, që sipas tij, kanë shkaktuar krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mirëpo, Putin ka thënë se është e qartë se jo të gjitha shtetet janë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të dy fuqive më të mëdha bërthamore.

“E kuptojmë se jo të gjithë janë të lumtur me rikthimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura që të ruajnë jostabilitetin në botë, dhe këto forca do të tentojnë të prishin dialogun që ka nisur”, ka thënë Putin.

Ai nuk e ka përmendur ndonjë vend me emër, mirëpo komentet e tij duken se ishin referencë për Bashkimin Evropian dhe Britaninë, të cilat kanë thënë se janë të shqetësuara për mundësinë që Rusia dhe SHBA-ja t’i japin fund luftës në Ukrainë, pa e pasur Kievin dhe BE-në në tavolinën negociuese, dhe që Uashingtoni do të mund të jetë i butë ndaj Moskës./ REL

Të fundit

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

Skënder Minxhozi Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit...

Lajme të tjera

Web TV