Rama kundër SPAK: Mos të kthehet si drejtësia e Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama thirri dje një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së ku kishte ftuar për “kritikë drejtësisë”, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, një ditë pasi në këtë universitet u morën 24 masa sigurie si të dyshuar për afera korruptive me tenderat. Rama: SPAK dhe GJKKO nuk duhet të kenë hije Kremlini.

Shefi i Qeverisë, Edi Rama ka mbledhur grupin e tij parlamentar ku ka folur gjatë për lëvizjet e fundit të SPAK, përfshirë këtu edhe arrestimet e të hënës në Universitetin Bujqësor. Kryeministri duke folur për SPAK e duke e cilësuar si parti politike, e ka cilësuar atë edhe si drejtësia e Vladimir Putinit. Edi Rama tha se drejtësia në Shqipëri nuk do të përfundojë kurrë si ajo në Rusi. “Një gjykatës, special, thotë që dënimi duhet të jetë më i ashpër, sepse populli ka mosbesim!

Kjo nuk është drejtësia europiane, kjo është drejtësia e Vladimir Vladimirovich Putinit. Epo drejtësia e Putinit kurrë këtu! E kemi parë një herë këtë film, por atëherë nuk i thoshin të korruptuar, por armiq të klasës”, tha kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Më tej ai shtoi se: “SPAK dhe Gjykata Speciale nga shpresë duhet të bëhen krenari! Nuk duhet të ketë hije Kremlini, në kuptimin e metodave jo se ka infiltrim”.

Po ashtu, Rama i kishte marrë masat për të trguar se drejtësinë e kishte ndërtuar vet. Ai kishte marrë me vete në grupin parlamentar edhe një foto që tregon “zonjën e drejtësinsë”, gruan me shpatë në njërën dorë dhe peshoren në dorën tjetër. “Kjo zonja i ka sytë me gjak dhe për këtë kemi arritur të shohim arsyetim gjykatësish që thonë me shkrim: populli kërkon një dënim të madh për x apo y, sepse populli ka mosbesim.

Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimiroviç Putinit. Nuk është gjuha e Evropës. I keni parë ju si përfundojnë të dënuarit përpara xhamave në Rusi? Epo ajo lloj drejtësie kurrë këtu. E kemi parë ne atë film. Për ne, për PS-në, Gjykata dhe SPAK rrojnë 1000 vjet dhe nuk u vjen e keqja nga ne.

Mos t’i ndjekin mediat sikur janë parti politike, të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi. Të mos sillen sikur janë redaksi gazetash, portalesh, kanalesh. Të bëjnë punën e tyre”, tha Rama. Kryeministri tha se SPAK është shpresa e vetme e opozitës për të goditur maxhorancën. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos intimidojë më administratën.

Lexo edhe :  “Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Boll!”, tha Rama. “Tani duam integritet të çdo procesi. Dëgjesat do të vazhdojnë me këdo që nuk është nën hetim. Me personat në hetim nuk merremi ne, ama personat që intimidohen i mirëpresim”.

Fitorja e Gëllcit

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek vendimi i Gjykatës së Strasburgut për çështjen Gëllçi për të goditur sërish SPAK. ““Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, dëgjojeni çfarë ka thënë për dënimin e ish-drejtorit të RTSH. Për të cilin unë nuk kam marrë kurrë përsipër të komentoj nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Por atje në Strasburg ku Europa ka marrë përsipër të mos na lerë të rrëshqasim drejt Moskës, thonë: Autoritetet shqiptare nuk kishin prova se zoti Gëllçi mund të arratisej. Autoritetet nuk shqyrtuan masa më të lehta sigurie si bllokimi i pasaportës, arresti i shtëpisë etj.”, tha Rama. Më tej, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Partia Socialiste është garancia e vetme për drejtësinë e pavarur në Shqipëri.

Rektori i Bujqësorit

Rektori i Universitetit të Bujqësorit, Fatbardh Sallaku, ka reaguar në Grupin Parlamentar të PS-së, lidhur me 24 masat e sigurisë të lëshuara me urdhër të SPAK për stafin dhe pedagogët e UBT-së. Ai u shpreh se nuk mbron askënd që mund të ketë abuzuar, duke shtuar se ia lë drejtësisë të veprojë, duke shtuar se “shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm”. Rektori Sallaku deklaroi se ka shumë besoj që Universiteti Bujqësor do të ringrihet. “Jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim për ti sqaruar këto gjëra, do të doja shumë që të sqaronim dy pozicione. Unë nuk mbroj asnjë person cili mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë komplet të veprojë, shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm. Nga ana tjetër, kam shumë besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do të ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla”, tha rektori.

Të fundit

LISTA / Primaret e PD-së, kush janë 22 kandidatët e qarkut të Elbasanit

22 kandidatë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. S,M

Primaret e PD-së/ Ironizon Braçe: Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi ‘modelin amerikan’ të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i...

Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale bën xhiron e rrjetit

Një video e bërë me Inteligjencë Artificiale (AI) ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka ‘pushtuar’ rrjetin. Videoja...

Dy salla në Parlament marrin emrat e politikanëve të ndjerë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi sot në nisje të Kuvendit se dy salla në Parlament do mbajnë emrat e politikanëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe...

U paraqit për herë të dytë në SPAK/ Gazmend Paja nuk ndal ironitë: Isha në kafe

Për herë të dytë aktori i humorit, Gazmend Paja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e kësaj të enjteje. Në dalje ai ka...

Lajme të tjera

Web TV