Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka dorëzuar një kërkesë të dytë në Gjykatën e Elbasanit për të lënë qelinë.
Gjici kërkon lirim me kusht, pasi kërkesa e tij e parë u refuzua pak ditë më parë nga gjykata.
Ish-kreu i bashkisë ndodhet në paraburgim për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg.
Gjici u arrestua në qershor 2023, pas publikimit të një video-skandali që çoi në dorëheqjen e tij nga posti i kryebashkiakut./e.t