Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i informatizuar për mësuesit që do të kalojnë shkallën e parë të kualifikimit, që në vitin e tretë të punës dhe me pagesë të dyfishuar për kualifikim.

Ministrja Manastirliu u shpreh se skema e re e kualifikimit të mësuesve është një risi për arsimin parauniversitar, duke ofruar një proces më të shpejtë, më transparent dhe të bazuar në meritokraci.

“Për herë të parë, mësuesit do të mund të përfitojnë gradat e kualifikimit në vitin e 3-të, të 8-të dhe të 15-të të punës së tyre, përmes një sistemi që vlerëson njohuritë, përvojën dhe aftësitë e tyre profesionale. Mbi 6 mijë mësues kanë aplikuar për tri kategoritë ku më shumë se 2,000 mësues do të testohen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të fituar kategorinë e ‘Mësuesit të kualifikuar’, përmes një testimi të informatizuar, që përbën 40 pikë të vlerësimit të përgjithshëm, ndërsa 60 pikë do të vijnë nga dosja personale, trajnimet dhe projektet e mësuesve. Pjesa tjetër është e angazhuar përmes projekteve personale, orëve të hapura, duke u vlerësuar sipas ekipeve të cilësisë brenda shkollës për të përfituar dy shkallët e tjera: në vitin e 8-të, ‘Mësues specialist’ dhe në vitin e 15-të të punës, ‘Mësues mjeshtër'”, tha Manastirliu.

Sipas ministres, reforma e kualifikimit shoqërohet edhe me mbështetje financiare më të lartë për mësuesit.

“Përveç faktit që kualifikimi merret më shpejt dhe trajnimet janë falas, mbështetja financiare për mësuesit është rritur ndjeshëm. Kemi dyfishuar shpërblimin për kategoritë ‘Mësues i kualifikuar’ dhe ‘Mësues specialist’, ndërsa për ‘Mësuesin mjeshtër’ kemi një rritje prej 50%”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe :  “Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Ndërkohë ASCAP ka hartuar dhe dorëzuar pranë QSHA fondet e pyetjeve në 44 profile AML/ AMU për mësuesit që do bëhen pjesë e testimit të informatizuar. Procesi i kualifikimit do të vijojë gjatë muajve mars dhe prill, duke përfshirë testimin e informatizuar, vlerësimin e dosjeve profesionale dhe projekteve të inovacionit mësimor, duke siguruar një sistem më të drejtë dhe efikas për zhvillimin profesional të mësuesve./    S,M

Të fundit

Gjykata e Lartë e la në burg, Meta reagon me mesazh audio.

Ilir Meta: Gjykata e Lartë nuk ekziston, që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç...

Kreditimi bie në janar, por 13.5% më i lartë se një vit më parë

Huaja e re e aprovuar për ekonominë është ngadalësuar në fillim të këtij viti. Janë rreth 16 miliard lekë më pak kredi të dhënë...

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk

27.02.2025 – Me ftesë të homologut të tij turk z. Hakan Fidan, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi sot...

Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të...

KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme firmosin Protokollin për zgjedhjet 2025

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, me...

Lajme të tjera

Web TV