SPAK në lupën politike/ Berisha: Nuk jam për shkrirje, por për reformim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dje, kreu i Partisë Demokratike u ndal sërish tek SPAK, por jo me të njëjjtën qasje ndaj këtij institucioni. Berisha nuk është më për shkrirje të SPAK, por për reformim të tijin.

Gjithsesi, sipas tij, drejtësia ka nevojë për reformim, por ndryshimet do të bëhen vetëm pas konsultimit me Komisionin e Venecias, duke premtuar se do të ketë zero tolerancë në luftën ndaj korrupsionit. “Nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias”, tha Berisha.

Ai i mbylli çdo derë bashkëpunimi me kryeministrin Edi Ramën për të punuar kundër drejtësisë së re, pasi kishte deklaruar se qëndrimi i tij për të shkrirë SPAK-un ishte nxjerrë nga konteksti. Ai tha se: “Kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë”, tha kryedemokrati Sali Berisha.

Nga mbledhja e grupit parlamentar, lideri demokrat pohoi se Rama po përpiqet që të bëjë analogji mes qëndrimeve të tij dhe mazhorancës kundër drejtësisë, por shtoi se asnjëherë nuk do bashkojë votat me shumicën.

Berisha komentoi edhe mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që u shndërrua në dëgjesë për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK për 24 zyrtarë të këtij institucioni.

“Rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty”, tha ish-kryeministri.

Kreu i opozitës u mor sërish me mungesën në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, që zyrtarisht është jashtë vendit për arsye shëndetësore, ndërsa Berisha beson se është larguar për t’iu shmangur drejtësisë

Të fundit

“Më the, po Damian, ma futën”, Gjiknuri-Berishës: Mos shpreso në gjëra që nuk ke siguri

Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do...

“Tërmet politik në botë”, Berisha: Të miratojmë para zgjedhjeve ligjin për “desorizimin”

Një ditë pasi Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin Amerikan foli për çështjen e kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit ka reaguar sot në Kuvend,...

LISTA / Primaret e PD-së, kush janë 22 kandidatët e qarkut të Elbasanit

22 kandidatë janë në garë për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. S,M

Primaret e PD-së/ Ironizon Braçe: Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi ‘modelin amerikan’ të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i...

Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale bën xhiron e rrjetit

Një video e bërë me Inteligjencë Artificiale (AI) ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka ‘pushtuar’ rrjetin. Videoja...

Lajme të tjera

Web TV