Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës. Nisja e fluturimit të parë me avionin “Migjeni” nga pista e Rinasit u inaugurua me një ceremoni të veçantë, me supriza për pasagjerët në këtë udhëtim.

Shtimi i Gjenevës si një tjetër destinacion i ri, është një tregues i rëndësishëm se Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të forcojë pozicionin si pikë kyçe ajrore në rajon, duke mundësuar lidhje më të shpejta për pasagjerët shqiptarë dhe të huaj.

“Jemi të lumtur që tashmë kemi një destinacion të ri. Është kënaqësi që këtë fluturim po e kryen kompania jonë shtetërore. Është vetëm një nga shumë fluturimet e reja që Air Albania po planifikon këtë vit. Flota po rritet. Siç mund ta shihi përreth, në aeroport po ndërtohet me ritme të shpejta. Zgjerimi i aeroportit dhe rritja e kapacitetit të pasagjerëve është një hap i rëndësishëm, veçanërisht me ambientet e reja të parkimit. Të arrish12 milionë pasagjerë është një arritje dhe objektivat tanë për këtë vit është që të presin më shumë pasagjerë.”

Si kompania ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania është e përkushtuar për të ofruar një rrjet të zgjeruar destinacionesh. Kompania vazhdon të investojë në flotën dhe shërbimet e saj, duke ofruar një përvojë udhëtimi të sigurt, komode dhe cilësore.

“Air Albania po zgjerohet. Ne jemi te përkushtuar për t’ju ofruar të gjithë pasagjerëve tanë më të mirën e mundshme. Jemi tashmë në 13 destinacione të reja, me 3 avionë. Presim më shumë lajme nga air albania, gjithmonë me fokusin për pasagjerët tanë. Ky fluturim i ri i gjenevës shtohet për të gjithë pasagjerët shqiptarë për të krijuar kujtime të reja në këtë destinacion të ri.”

TIA ka njohur një rritje të qëndrueshme të trafikut ajror, falë strategjive të zgjerimit të rrjetit të destinacioneve dhe investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë./e.t

Të fundit

Erdogan mposht kundërshtarin, Oçalan letër nga burgu: PKK të shpërbëhet

Udhëheqësi militant i burgosur në Turqi, Abdullah Ocalan, i bëri thirrje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të ndalojë...

Trump prish kontratat e USAID/ Presidenti amerikan nis mbylljen e agjensisë së ndihmave

Administrata e Donald Trump po eliminon më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj të USAID dhe 60 miliardë dollarë nga ndihma...

‘Berisha, lutje që ta ndihmojë qeveria greke për vota’!

Avokat Edmond Petraj, komentoi procesin e votimit në shtetin grek. Sipas tij, Berisha bëri një lutje ndaj qeverisë greke që të marrë më shumë...

Arrestimet nuk janë zbavitje për turmat, por fate njerëzore

Dritan Hila Dikur, në kohën e diktaturës, nëse do arrestohej një grup i cili kishte më shumë se 3 persona, duhej të merrte miratimin e...

A mund të lirohej Meta dhe të lihej në shtëpi? Ja pse nuk ndodh sipas Ngjelës

I ftuar në një emision televiziv , avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg ish-presidentin...

Lajme të tjera

Web TV