Tre arsyet e Ramës: Ja pse jam lehtësuar me rrëzimin e 20 masave të “Bujqësorit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se është lehtësuar nga “lajmi i rrëzimit të masave të sigurisë për stafin e UBT”. Së pari, sipas tij për pasojat traumatike që mund t’i shkaktojë dikujt që rezulton i pafajshëm. Së dyti, se “jeta universitare nuk mund të merret peng” dhe së fundmi se nuk kërcënohet aleanca me Universitetin BOKU në Vjenë.

“Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

Drejtësia për shkeljet e pretenduara të 3 viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.

Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.

-Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më  nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!  Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.

Lexo edhe :  Berisha për gazetarin grek: Beleri dhe Bollano, njerëzit më të ndershëm në Shqipëri

Më tej, rithekson se shpatën e ndëshkimit e ka në dorë SPAK, por gjithnjë duke zbatuar standardet europiane.

“Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.  Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht. Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë”, përfundon ai.

Kujtojmë se GJKKO dha vendimin dje për 24 personat e ndaluar te Universiteti Bujqësor. Për 19 prej tyre nuk ka pasur ndryshime, ndërsa është lehtësuar masa për 5 të tjerët të cilët do të hetohen në “detyrim paraqitje” dhe jo në “arrest shtëpie”. 5 prej të ndaluarve do të vijojnë të qëndrojnë në “arrest me burg”. SPAK i akuzon për abuzim me tenderat në 9 procedura prokurimi me vlerë 90 milion lekë. Nga ana e tyre, të akuzuarit i kanë mohuar pretendimet e Prokurorisë së Posaçme.

Lidhur me këtë, mbajti një dëgjesë më grupin e PS-së edhe Rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku/   S,M

Të fundit

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin...

‘U gënjyet sy për sy!/ Balla-Berishës: S’kishte faj ai që bënte 7×7, e paska nga babai!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të...

Basha përgënjeshtron Berishën/ Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” ("Syri.net") në lidhje me...

NËSE NUK MENDON SOT PËR VETEN, NESËR MUND TË JETË VONË!

Jetëgjatësia po rritet dhe shumë nga ne mund të jetojnë 20, 30 apo edhe 50 vite pas daljes në pension. Pyetja kryesore është: Me...

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me thikë në Shkodër. Detajet e para të ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri...

Lajme të tjera

Web TV