Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale bën xhiron e rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e bërë me Inteligjencë Artificiale (AI) ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka ‘pushtuar’ rrjetin. Videoja e bërë me AI, u titullua “Rroftë mbreti i vërtetë”, në një referencë ndaj një postimi të fundit të Shtëpisë së Bardhë, që tregonte një version të AI të Trumpit me një kurorë, me titullin “Rroftë Mbreti”. Siç raportohet videoja ësht transmetuar në zyrën e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe është shpërndarë gjerësisht nga punonjësit në rrjete sociale.

“Një tjetër humbje e dollarëve dhe burimeve të taksapaguesve. Do të merren masat e duhura për të gjithë të përfshirët,” tha një zëdhënës i departamentit.

Masa vjen disa ditë pasi stafit të qeverisë amerikane iu kërkua raport javor ose rrezikojnë të pushohen nga puna. Punëtorët federalë morën një email me tre rreshta duke kërkuar pesë pika që përmblidhnin arritjet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit. Në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale X, Musk shkroi: “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”./   S,M

Të fundit

Nga 3 marsi pezullohet rekrutimi i punonjësve të administratës

Duke nisur nga data 3 mars do të ndalohet çdo rekrutim i punonjësve të rinj në administratë. Ministrja e...

Mundësi të reja dhe ndryshime dinamike/ Parashikimi i Horoskopit për muajin Mars 2025

Muaji Mars sjell ndryshime dinamike dhe mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj me intensitet të lartë...

Tre arsyet e Ramës: Ja pse jam lehtësuar me rrëzimin e 20 masave të “Bujqësorit”

Kryeministri Edi Rama thotë se është lehtësuar nga “lajmi i rrëzimit të masave të sigurisë për stafin e UBT”. Së pari, sipas tij për pasojat...

‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata...

Absurditeti i Serbisë se Amerika po braktis Kosovën!

Nga Spartak Ngjela Rreket të gënjejë opinionin publik serb se serbët janë duke e marrë sërish Kosovën. Bashkimi kombëtar i shqiptarisë duhet të jetë sot një...

Lajme të tjera

Web TV