U akuzua për fraza rraciste ndaj Galatasarayt, federata turke dënon ashpër Mourinhon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfida mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që luftojnë për titullin. Galatasaray ka gjetur mënyrën të hakmerret pas duelit ndaj Jose Mourinhos, duke denoncuar këtë të fundit si racist dhe duke ia dalë të sigurojnë dënimin e tij.

Në konferencë për mediat pas ndeshjes, Mourinho deklaroi se në stolin e kundërshtarëve “kërcenin si majmunë” për të protestuar kundër vendimeve të gjyqtarit që në minutat e para të ndeshjes. Dhe Galata ka përfituar nga kjo situatë për të denoncuar Mourinhon si racist dhe diskriminues.

Federata Turke, e cila akuzohet publikisht nga Fenerbahçe dhe Mourinho se janë në anën e Galatasarayt, nuk është kursyer kundër portugezit. Ai është dënuar me 4 ndeshje pezullim për këto fjalë, në një sanksion që mund të shkonte deri në 10 ndeshje.

Situatën e Mourinhos e kanë rënduar edhe deklaratat rreth gjyqtarit të katërt që ai tha pas kësaj ndeshje. “Shkova në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes dhe ishte aty gjytari i katërt turk. I thashë që nëse do të ishte ai gjyqtari i parë, do të kishte qenë një katastrofë”, ishin fjalët e portugezin, të cilat janë interpretuar si fyerje ndaj gjyqtarëve turq./ D.C

Të fundit

Makina futet mes turmës në një stacion autobusi në Izrael, plagosen 7 persona

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Izrael këtë të enjte, shkruajnë mediat e huaja. Një makinë është futur mes turmës dhe...

Francë/ 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash në sy të gruas së tij (EMRI)

Një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Ma Campagne në Angoulême (Charente) mëngjesin e 24 shkurtit. Shqiptari Elis Alijaj, 40 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri...

Erdogan mposht kundërshtarin, Oçalan letër nga burgu: PKK të shpërbëhet

Udhëheqësi militant i burgosur në Turqi, Abdullah Ocalan, i bëri thirrje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të ndalojë luftën kundër autoriteteve, një veprim...

Trump prish kontratat e USAID/ Presidenti amerikan nis mbylljen e agjensisë së ndihmave

Administrata e Donald Trump po eliminon më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj të USAID dhe 60 miliardë dollarë nga ndihma...

‘Berisha, lutje që ta ndihmojë qeveria greke për vota’!

Avokat Edmond Petraj, komentoi procesin e votimit në shtetin grek. Sipas tij, Berisha bëri një lutje ndaj qeverisë greke që të marrë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV