Besimtarët myslimanë do agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, ndonëse këtë vit janë të detyruar të mos mblidhen me të afërmit në iftar, apo në xhami për të kryer faljen.
Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:
Frutat dhe perimet – Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.
Oriz dhe alternativa tjera – Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.
Mish dhe alternativa tjera – Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.
Për iftar
Iftari është koha ku i rimerrni energji, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.
Frutat dhe perimet – HPB rekomandon dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës gjatë ramazanit.
Orizi dhe alternativat tjera – Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.
Mish dhe alternativa tjera – Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit./ S,M