Zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Lezhë u festua 581 vjetori i Kuvendit të Lezhës, që është  mbajtur me 2 Mars 1444 nga Gjergj Kastrioti.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, në sheshin përballe vendvarrimit të Skënderbeut, u vendos shtatorja e heroit Kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cilësoi aktivitetet në kuadër të kësaj dite të  shënuar, “festë të përbashkimit me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare”.

“Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, ish kryetari parlamentit maqedonas Talat Xhaferri, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Kosovë, Rozeta Hajdari, deputetja Shqipe Selimi, deputeti Daut Haradinaj, Kryetarja e Komunës Preshevë Ardita Sinani, Kryetari Komunës Ulqin Genc Nimanbegu, Kryetaret e komunave të Kosovës Gazmend Muhaxherrri Pejë, Ramiz Lladrovci Drenas, Ekrem Kastrati Malisheve, Ferit Idrizi Vushtri, luftetarë e veprimtarë të shquar si, Lahi Brahimaj, Nait Hasani, Ramadan Selimi, Ruzhdi Kurtishaj, Ambasadoret Skender Durmishi dhe Qemal Minxhozi, shumë miq dhe qytetarë nga të gjithë trevat shqipfolëse”, tha Ndreu.

“Skënderbeu, heroi ynë legjendar mblodhi në Lezhë prinjësit shqiptarë. Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre”, tha Ndreu.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,e quaji moment historik që tregon një testament të unitetit kombëtar shqiptar.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përcolli urime të veçanta në emër të qeverisë shqiptare teksa tha se, mesazhi i kësaj ngjarje historike është bashkimi për t’i dalë për zot trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, shembull për tu ndjekur edhe sot.

Lexo edhe :  “Botimet Jozef”, nxorri nga botimi 5 libra të rinj të autores Raimonda Moisiu -Sade

Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, e vlerësoi model që ka krijuar kjo ngjarje që siç ai është shembull për tu ndjekur ndër brezat.

“Le të na shërbejë edhe Lezha edhe Kruja. Kruja për rezistencë, Lezha për bashkim dhe unitet dhe për diplomaci. Skënderbeu nuk ka qenë vetëm i shpatës por dhe i politikës, i diplomacisë nga më të avancuarit e kohës”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Eventi vijoi me një atmosferë festive nga një grup Arbëreshë nga Kalabria të kryesuar nga Kryetari i Unionit te Arbëresheve Itali, Ernesto Madeo, që i dhanë më shumë kuptim kësaj dite të madhe të Besëlidhjes. Si dhe me aktivitete nga artizanë, piktorë, fëmije, poetë dhe këngëtarë./k.k

Të fundit

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën...

Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup. Në raportin e publikuar së fundmi rezulton...

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Laprakë, Shabani: Luksi i tyre financohet nga vuajtjet tona!

Banorët e Laprakës i janë bashkuar takimit të “Nisma Shqipëria Bëhet” pasditen e së enjtes. Në takimin ku u prezantuan kandidatët dhe programi, kryetari...

Lajme të tjera

Web TV