E kishte zgjedhur vetë mënyrën, i dënuari me vdekje ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar për vrasjen brutale të prindërve të ish-të dashurës së tij, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, ekzekutimi i parë i tillë në SHBA pas 15 vitesh.

Brad Sigmon, 67 vjeç, u qëllua për vdekje të premten rreth orës 18:00 me orën lokale nga tre anëtarë të stafit të Departamentit të Drejtësisë të cilët përdorën plumba të veçantë për të shkaktuar dëme maksimale.

Sigmon u dënua për vrasjen e David dhe Gladys Larke në vitin 2001 duke i goditur me shkop bejsbolli dhe më pas rrëmbeu ish-të dashurën e tij me armë. Ajo arriti të shpëtonte ndërsa ai qëllonte në drejtim të saj.

Ai e zgjodhi vetë pushkatimin si metodën e ekzekutimit, përkundër karriges elektrike dhe injeksionit vdekjeprurës.

Sipas zyrtarëve, Sigmon dha një deklaratë të fundit ku bëri thirrje për ndalimin e dënimit me vdekje. “Një sy për një sy u përdor për të justifikuar dënimin tim me vdekje, por tani e di sa e gabuar është kjo”, tha ai.

Pas deklaratës, një kapuç i zi iu vendos në kokë dhe një shenjë objektivi u vendos mbi zemrën e tij. Tre ekzekutuesit qëlluan njëkohësisht nga një distancë prej 4,6 metrash ndërsa vdekja u konfirmua nga mjeku në 18:08.

Ekzekutimi nxiti protesta nga kundërshtarët e dënimit me vdekje, të cilët mbanin pankarta me mesazhe si “Çdo jetë është e shenjtë” dhe “Mos vrisni”.

Sigmon kishte kërkuar që vakti i tij i fundit – pulë e skuqur, pure me salcë, biskota dhe ëmbëlsirë – të ndahej me të burgosurit e tjerë, por kjo kërkesë u refuzua. /e.t

Të fundit

Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, aq sa vlente lënda narkotike e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Lajme të tjera

Web TV