Kurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol.

Kurti në rrjetin social X, u shpreh pas takimit se ky i fundit u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti ngriti shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren në vendin tonë, duke theksuar se Kosova, ashtu si shumë vende evropiane, është shënjestër e këtyre sulmeve.

“Serbia, me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendit, duke përdorur këtë mjet të përhapur si një kërcënim serioz për demokracinë në kohën e sotme”.

“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti./k.k

Të fundit

Ngjela: Jemi 7.5 milionë shqiptarë në Ballkan

Nga Spartak Ngjela Budallallëqet e Beogradit kanë filluar të shfaqen rëndom nga shqiptarët në mediat shqiptare. Pse merreni me të shiturit?!! Janë...

Udhëzimi/ Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 Marsit

Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA është ulja e kufirit të nivelit të...

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend do të dyfishohet menjëherë. Sipas tij,...

Kryemadhi harron ndarjen, uron Metën për ditëlindje: Dhuratën do ta marrësh më 11 Maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka uruar sot ish-bashkëshortin e saj për 56-vjetorin. Teksa ka shpërndarë një foto të kreut të PL...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve...

Lajme të tjera

Web TV