Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, arriti në 83,401 lekë lekë ose 11.2% më e lartë se në të njejtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, përgjatë të gjithë vitit 2024 paga mesatare mund të vlerësohet pranë 77,450 lekë. Rritja e pagave në tremujorin e fundit mund të jetë e ndikuar edhe nga bonuset apo shperblimet e fundvitit.

Nëse analizojmë pagat sipas sektorit rezulton se paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror ishte 100,437 lekë, ndërsa paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 76 mijë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat në shtet u rritën me 14.3% ndërsa në privat brenda vitit pagat e punonjësve u rritën me 9.5%. Pavarësisht se rritja e pagave në sektorin privat është nxitur edhe nga mungesa e fuqisë punëtore shohim se rritja e pagave në shtet ka një hendek të konsiderueshëm. Megjithatë, krahasuar me tremujorin e tretë sektori privat nxiti rritjen.

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë “Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit” dhe “Informacioni dhe Komunikacioni”.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Ndërtimi” ka rritjen më të madhe me 14.9%, pasuar nga “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 14.7%. Ndërkohë, nga ana tjetër, rritjen më të ulët e regjistruan informacioni dhe komunikacioni.

Lexo edhe :  Kompania ultimatum punonjësve/ Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

Nga ana tjetër, nëse analizojmë shifrat e pagës mesatare mujore bruto sipas grup-profesioneve ekonomike, rezulton se grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Konkretisht, menaxherët kanë një pagë mesatare bruto prej 130,859 lekë në muaj. Më pas renditen specialistët me arsim të lartë të cilët marrin një pagë bruto prej rreth 111 mijë lekë në muaj./   S.M

Të fundit

Sonte ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia monitoron rrjetet për tregun e zi të biletave

Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra....

Ngjela: Jemi 7.5 milionë shqiptarë në Ballkan

Nga Spartak Ngjela Budallallëqet e Beogradit kanë filluar të shfaqen rëndom nga shqiptarët në mediat shqiptare. Pse merreni me të shiturit?!! Janë dy shtete, thonë, të shiturit...

Udhëzimi/ Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 Marsit

Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA është ulja e kufirit të nivelit të...

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend do të dyfishohet menjëherë. Sipas tij,...

Kryemadhi harron ndarjen, uron Metën për ditëlindje: Dhuratën do ta marrësh më 11 Maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka uruar sot ish-bashkëshortin e saj për 56-vjetorin. Teksa ka shpërndarë një foto të kreut të PL...

Lajme të tjera

Web TV