Këmba që i “theu” të gjitha planet, Gentian Zenelaj rrëfen për aksidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një dëmtimi fizik, Gentian Zenelaj është rikthyer në teatër! Bashkëdrejtuesi i emisionit “Stop” në Tv Klan dhe aktori i njohur, kaloi një incident të vështirë që e detyroi të anulonte të gjitha shfaqjet.

Në programin “Rudina”, aktori rikujton mëngjesin e nëntorit të vitit që lamë pas, një ditë krejt e zakonshme duke shëtitur qenin, Zigin por që mori një kthesë të shpejtë.

Gentian Zenelaj: Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim  probematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende. 

Rudina Magjistari: Domethënë ti po tërhiqje qenin?

Gentian Zenelaj: Po nxirrja qenin shëtitje. Bari i lagur, pesha, nuk e di, i kam futur një ulërimë që duhet të jetë dëgjuar deri te Stacioni i Trenit. Ishte një thyerje e tmerrshme. Personi i parë që mora në telefon ishte Andia, as ambulancën jo, mora regjisoren e shfaqjes. Andia i thashë, kam thyer diçka. Andia kujtoi se tallesha se ishte ora 8 e gjysmë e mëngjesit. I thashë kam thyer diçka. Për momentin u ngrita në këmbë dhe po afrohesha që të gjeja makinën, të lija qenin, të shkoja në spital dhe kur fillova të eci çalë-çalë, thashë nuk e paskam thyer, kam ndoshta vetëm një tërheqje.

Pas këtij momenti, ai iu drejtua Spitalit Ushtarak dhe në këtë moment nuk lë pa falënderuar stafin mjekësor, por aty mësoi se fraktura shfaqte ndërlikime. Edhe pse u tërhoq nga teatri gjatë kësaj periudhe, në ekran nuk mungoi asnjë ditë dhe u rikthye brenda 12 orësh.

Gentian Zenelaj: I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha “futu të bëjmë një grafi”,  tha “ke dy thyerje” dhe problemi  ishte, të dëgjova kur më prezantove, the u detyrua të rrijë në shtëpi, kam qëndruar në shtëpi vetëm 12 orë.

Rudina Magjistari: 12 orë?

 Gentian Zenelaj: Sepse kam qenë direkt në “Stop”. Pra  jam operuar dhe kam dalë direkt në “Stop”.   Çunat e Klanit më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm.

Gjatë gjithë rrëfimit të tij, Genti shpreh shpesh keqardhjen për anulimin e shfaqjeve për të cilat njerëzit kishin rezervuar prej kohësh. Ai përmend edhe bashkëshorten që u desh të merrej me gjithë ngarkesën e shtëpisë, duke e falënderuar publikisht.

Lexo edhe :  Rast qesharal/ Çfarë macet shohin në të vërtetë kur shikohen në pasqyrë

Gentian Zenelaj: Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq  zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë? Duke shkuar në Spitalin Ushtarak, lusja Zotin, do Zoti është ndonjë tërheqje, të më bëjnë ndonjë gjë, të ma mbërthejnë disi që unë të dal në shfaqje atë ditë. “Jo”, më tha doktori, “ke dy thyerje shumë simpatike kështu që ti futesh në sallë dhe operohesh”. Pastaj operacioni i  parë për t’i vënë hekurat dhe operacioni i dytë për t’i hequr hekurat. Ishte një siklet… më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka./e.t

Të fundit

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto tre shenja të horoskopit

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën e financave dhe dashurisë. Binjakët Karriera është...

TIRANA NË “SHTETRRETHIM”/ Shqipëria gati për Andorrën, pas lojës së dobët në “Wembley”

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet...

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të. Kreu i Partisë...

Lajme të tjera

Web TV