Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën:Më lanë jashtë listës së mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në Facebook thotë se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur.

Postimi i plotë

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.

Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.

Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Berisha: Kam gjetur entuziazëm te diaspora, nuk e shihja prej 1990-ës

Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.

Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës./k.k

Të fundit

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e...

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto tre shenja të horoskopit

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën e financave dhe dashurisë. Binjakët Karriera është...

TIRANA NË “SHTETRRETHIM”/ Shqipëria gati për Andorrën, pas lojës së dobët në “Wembley”

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet...

Lajme të tjera

Web TV