Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Nuk e zgjidh problemin e të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një periudhë 12 mujore synon shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve. Mijëra prindër e kanë mbështetur vendimin, të tjerë thonë se vetëm kjo masë nuk mjafton.

Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë 12 mujore, si pjesë e masave të përkohshme, sipas tyre për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

Autoritetet morën këtë vendim pasi zhvilluan 1300 takime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë vendin.

Kufizimi i rrjetit TikTok ndodh pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në muajin nëntor të vitit të kaluar pas një sherri që filloi në këtë platformë online.

 

 

Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë thotë se shumica dërrmuese e prindërve e mbështesin këtë masë.

“Më shumë se 90 për qind e prindërve kanë qenë shumë dakord për këtë hap. Besoj se ata kanë nevojë për një lloj ndihme, mbështetje për të kufizuar dhe monitoruar këtë kohë të harxhuar kot në një farë mënyre”, thotë Elsa Sheqi.

Sipas studiuesëve në vend, fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të rrjetit TikTok. 17-vjeçarja Patris Lole thotë se masa për të ndaluar këtë platformë do të ketë ndikim.

“Mendoj se është është një vendim që shkon paralelisht me mënyrën se si jemi rritur, me mënyrën se si janë rritur fëmijët në Shqipëri. Ne jemi shumë të orientuar nga media. Pra, gjatë gjithë kohës ne kemi pasur telefona dhe kompjuterë në dorë. Pra, TikTok ka qenë gjithmonë një mjet për ne që të shprehemi. Por vjen një kohë kur edhe gjërat më të bukura duhet të marrin fund”.

Lexo edhe :  Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pashaportën e BE-së

Babai i 17-vjeçares nuk beson se ndalimi i TikTok do t’i jap zgjidhje problemit.

“Le ta mbyllin, le ta testojnë por asgjë nuk do të zgjidhet”, thotë Noljan Lole.

Ekspertët tregojnë për shumë platforma të tjera të mediave sociale, të cilave do t’u drejtohen të rinjtë kur të mbyllet TikTok. Ata thonë se përgjigjja qëndron në adresimin e problemeve psikologjike dhe izolimit.

“Për mendimin tim nuk do t’i zgjidhë problemet që kanë me mungesën e interesit për të mësuar, mungesën e motivimit për shkollën, mungesën e besimit në të ardhmen që do të ndryshonte përmes shkollës, mungesën e solidaritetit mes njëri-tjetrit nga e cila po vuajnë, sepse i shohim çdo ditë më të izoluar, më të brishtë psikologjikisht çdo ditë. Të gjitha këto probleme janë të lidhura me mësimin e tyre, njohuritë, rezultatet e dobëta në teste, rezultatet e dobëta të lidhura me varfërinë e kështu me radhë. Besoj se këto janë problemet e vërteta për të miturit tanë, për adoleshentët tanë që kanë nevojë për masa më të gjera qeverisëse, më të thella, sesa hapa të tillë të mbylljes së TikTok që duket shumë periferike në morinë e problemeve me të cilat përballen”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

Qeveria shqiptare është në kontakt me platformën TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.

Ndalimi i platormës TikTok pritet të hyjë në fuqi të enjten. (VOA)

Të fundit

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend...

Kryemadhi harron ndarjen, uron Metën për ditëlindje: Dhuratën do ta marrësh më 11 Maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka uruar sot ish-bashkëshortin e saj për 56-vjetorin. Teksa ka shpërndarë një foto të kreut të PL...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve...

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Lajme të tjera

Web TV