Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore.

Rritja e pagave për sektorin publik por dhe aksioni antiinformalitet ndikuan në pagën mesatare e cila vitin e kaluar arriti në 83 mijë e 400 lekë nga 75 mijë lekë në 2023.

Me 11.2% u rrit paga mesatare në të gjithë Shqipërinë vitin e shkuar. Ekspert e tregut e shohin këtë tregues si një reflektim të bizneseve si pasojë e largimit të fuqisë punëtore dhe mungesës së krijuar në treg.

Pedagogu i Ekonomisë, Igli Tola thotë: “Ka ndërgjegjësuar edhe punëdhënësit për të trajtuar me pagesa më të mira punonjësit e tyre. Ka arritur një moment në Shqipëri që ndryshon edhe filozofia. Ku të punësuarit nuk shihen më si shpenzime apo kosto për kompanitë por shihen si asete që sjelllin vlerë te shtuar.”

Ndonëse ka një rritje pagash, hendeku midis shtetit dhe privatit është thelluar edhe më tej.

Mesatarisht një i punësuar në shtet paguhet 100 mijë e 437 lekë ndërsa në privat 76 mijë lekë. Kjo ka bërë që diferenca të arrijë rreth 25 mijë lekë.

“Nuk mendoj që është zgjidhje rritja e pagës minimale apo e pagave në tërësi në sektorin publik, por duhet një reformë shumë më e gjerë që të kemi paga të krahasueshme me rajonin por dhe BE”, shton ai.

Gjatë tremujorit të katërt 2024, pagat më të larta u regjistruan në sektor si  Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Ndonëse pagat në sektorin e ndërtimit shënuan një reflektim.

“Një rritje e kontributit të këtyre sektorëve në ekonomi do të japi edhe një rritje të pagesave apo shpërblimeve. Profesionet më të paguara menaxherët apo teknikët e lartë të inxhinierisë do kenë një pagesë më të lartë”, shprehet Tola.

Lexo edhe :  Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Sektorët më të keqpaguarnë vend vijojnë të mbeten, Bujqësia dhe peshkimi, tregtia, akomodimi dhe ndërtimi./k.k

Të fundit

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto tre shenja të horoskopit

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën...

TIRANA NË “SHTETRRETHIM”/ Shqipëria gati për Andorrën, pas lojës së dobët në “Wembley”

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet...

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të. Kreu i Partisë...

Rama bashkëbisedon online me emigrantin, shkëmben batuta: Duke i dhënë makinës shoh Lulin

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i...

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me vrap…

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Lajme të tjera

Web TV