Paradoksi shqiptare/ Bizneset kërkojnë njerëz, shteti shpenzon më shumë për të papunët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim dhe individë të aftë që trajtohen me pagesë papunësie. Është ky një ndër paradokset që shoqëron jetën socio-ekonomike të Shqipërisë. Vetëm gjatë vitit të shkuar, nga arka e shtetit dolën 832 milionë lekë për pagesat e papunësisë, shofer kjo e përafërt me atë të periudhës së pandemisë.

Paradoksi në ekonominë shqiptare, bizneset kërkojnë

“Unë gjykoj në këtë rast qeveria duhet të vendosi një periudhë, një afat, pasi ka edhe individë nuk pranojnë për shkak të llojit te punës. Duhet të japim një periudhë 6 mujore, 1 vjeçare që ain ë këtë rast të mundtë gjejë punën, në të kundërt duhet të shkëputet pagesa pasi nuk është e drejtë në aspektin social, ekonomikë apo atë njerëzor”, thotë për A2 CNN Klodjan Shaqiri, ekspert i funksioneve të burimeve njerëzor.

Shpenzimet për pagesat e papunësisë vitin e shkuar kanë tejkaluar me 68 milionë lekë planifikimet fillestare të Ministrisë së Financave.

Paradoksi në ekonominë shqiptare, bizneset kërkojnë

“Qeveria shqiptare ka politike publike të kufizuara dhe individuale. Në këtë rast kemi individët me nevoja të veçanta që marrin pension për të ndihmuar disi me jetesën e tyre por jo plotësisht”, thotë Shaqiri.

Studiues të jetës sociale dh ekonomike të vendit vlerësojnë si tejet të rëndësishëm përfshirjen e individëve shpesh edhe të dekurajuar në tregun e punës. Në këtë rast nga buxheti do të dilnin më pak para dhe këta të fundit do të kontribuonin përmes punës së tyre.

“Në këtë rast ministritë mund të bashkëvepronin në mënyrë që këta individë të përfshihen në tregun e punës sipas aftësive të tyre”, thotë Shaqiri.

Bashkë me pagesat e papunësisë, vitin e shkuar u zgjeruan edhe shpenzimet për ndihmën ekonomike.

Të fundit

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend...

Kryemadhi harron ndarjen, uron Metën për ditëlindje: Dhuratën do ta marrësh më 11 Maj

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka uruar sot ish-bashkëshortin e saj për 56-vjetorin. Teksa ka shpërndarë një foto të kreut të PL...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve...

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Lajme të tjera

Web TV