Ditën e sotme dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të paraqesin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Kush pritet të jenë në listën e mbyllur që i bën “deputetë pa u munduar” dhe kandidatët në listat e hapura që duhet të luftojnë për të siguruar vota personale. Edhe pse emrat e kandidatëve do të shqrtohen nga kryesia e dy subjekteve kryesore politike, në fund do të vendosin kryetarët Rama dhe Berisha.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ditën e sotme kanë thirrur mbledhjen e kryesisë, për të diskutuar dhe më pas volosur listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. Deri në orën 00.00 është afati i fundit për dërgimin e listave të mbyllura dhe listave të hapura në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Përveç drejtuesve politikë të qarqeve nga të dyja partitë, pjesa tjetër mbetet ende në pritje nëse e kanë ose jo emrin në listë, kryesisht atë të mbyllur e cila i bën deputetë “pa mund”. Jo pa vlerë është edhe lista e hapur e cila shpresohet nga kandidatë të ndryshëm që mund të kenë ndikim në elektorat. Gjithashtu si Rama ashtu edhe Berisha po tentojnë të luajnë teknikisht për të siguruar sa më shumë mandate.
Lëvizja e Ramës
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se në listat e mbyllura, të cilat janë thuajse automatikisht deputetë do të ketë të rinj dhe gra për të plotësuar kuotat gjinore të përcaktuara në ligjin zgjedhor. Po ashtu në këtë listë të sigurt janë edhe drejtuesit politik të qarqeve.
Rama është shprehur në mbledhjen e kryesisë së PS-së se çdo deputet që ka pasur të paktën një mandat nuk do të përfshihet në listat e mbyllura, por do të jenë në listën e hapur dhe për të siguruar vendin në kuvend duhet të punojnë fort. Edhe pse në dukje një lëvizje e mirë elekturale, duke detyruar “klasikët e PS-së” që të dalin në terren, ka sjellë disa pakënaqësi. Ndër zërat kundër që kanë dalë deri ditën e djeshme ishin Damian Gjiknuri dhe Petro Koçi.
Gjiknuri mësohet se është shprehur në mbledhjen me dyer të mbyllura se është kundër vendimit që çdo deputet që ka pasur të paktën një mandate do të jetë në listën e hapur. Ndërsa deputeti Petro Koçi lajmëroi dje se ka vendosur për të mos qenë në listat e hapura të PS-së, me argumentimin se nuk i është caktuar një zonë e mirëfilltë elektorale për të cilën ai do duhet të bëjë fushatë. Ky rregull në fakt nuk është ndjekur për drejtuesit politik të qarqeve, të cilët edhe pse kanë një e më shumë mandate do të jenë në listë të sigurt.
Rama bësohet se do të prezantojë shumë të rinj, gati një pjesë tërësisht të panjohur në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Me një pjesë të rinjsh të bindur dhe me një grup tjetër të vogël me eksperiencë dhe të bësuar që janë drejtues politik të qaeve kryeministri Rama duket se do të shkojë përballë elektoratit në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha me “traditë”
12 Marsi është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 Maj, për të dorëzuar në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Në selinë blu, ditën e djeshme kanë shkuar aleatet e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fokus të diskutimit kanë qenë pikërisht numri i kandidatëve për deputet që do të kenë secila prej partive, si dhe ku do të kandidojnë.
Ndërkohë, në limitet e fundit të afatit kohor, është parashikuar edhe mblidhja e forumeve të Partisë Demokratike, Kryesia dhe Këshill Kombëtar. Në fillim emrat e përzgjedhur do të filtrohen nesër nga Kryesia në orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës.
Më pas, Këshilli Kombëtar në orën 19:00 do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para mesnatës së datës 12 Mars. Kreu i PD-së Sali Berisha duket se është i vendosur të ndjekë traditën, për të bërë një miks në listat e kandidatëve për deputetë. Pasi u ka ofruar aleatëve tetë vende të sigurta, kryetari i PD-së do të bëjë llogaritë me të tijët, të cilët kanë dhënë kontribut në PD.
Një pjesë e tyre kanë siguruar një numër mjaft të madh votash në procesin e primareve që u zhvilluan brenda PD-së. Në këtë mënyrë Berisha është i detyruar t’i përfshijë në listë, madje në lista të sigurta, ndërsa pjesa tjetër në lista të hapura. Po ashtu nga ana tjetër është premtuar edhe përfshirja e kandidatëve që vijnë nga dispora. Oreksi i partive aleate është edhe më i madh se tetë vende të sigurta dhe në diskutime ata kanë kërkuar që kandidatët e tyre të jenë në listat e hapura të PD-së. Një miksim i tillë, duke ndjekur traditën nuk duket të jetë ndonjë risi në listat e PD-së, por gjithçka do të zbulohet ditën e sotme.
Meta në listën e hapur
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas njoftimit se do të kandidojë si deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë. Në një mesazh të tij, Meta falënderoi Kryesinë e Partisë së Lirisë për propozimin fillestar për kandidaturën në listat e mbyllura, por theksoi se miratimi i kërkesës së tij për të garuar në listën e hapur është një hap i rëndësishëm në betejën politike që ai po udhëheq.
Meta nënvizoi se pa sakrificë ekstreme, nuk mund të arrihen fitore madhështore, duke i ftuar të gjithë të qëndrojnë të angazhuar për kauza më të mëdha, pavarësisht kushteve të vështira. “Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë.
Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura. Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë. Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.
Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit”-shkruati Meta në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale. Berisha i kishte ofruar kreut të PL-së një vend të sigurt në listën e kryeqytetit, por Meta duket se ka refuzuar, duke kërkuar përballjen e drejtëpoërdrejtë me elktoratin. Ish-presidenti është i arrestuar që nga tetori i vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale SPAK, për tre akuza, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta e ka cilësuar arrestimin e tij si politik nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama.