“Janë kursyer 20 mln euro”, tenderët e qeverisë, Gonxhja: Kemi ulur kostot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 20 milionë euro në më pak se një vit. Kaq para i ka kursyer buxheti të shtetit “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, agjencia që kryen prokurimet publike në emër dhe llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

“Rëndësi ka pasur ulja e kostove publike dhe besimi që duhet të kishim dhe të fitonim dhe kjo konfirmohet edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në vendin e parë në rajon për transparencën me prokurimet publike”, deklaron ministri Gonxhja.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tregoi edhe drejtimet në të cilat u kursyen këto para.

“Aktualisht janë 460 operatorë ekonomike të regjistruar që marrin njoftime automatike për shpalljet e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe 165 klientë unikë.  Numri i institucioneve përfituese është 141. Jemi drejt përfundimit të platformës i Albzone  që do të mundësojë blerjet e drejtpërdrejta përmes dyqanit virtual duke e bërë procesin më të thjeshtë, më transparent dhe më të qëndrueshëm”, shton Gonxhja.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara” është organ qendror blerës, misioni i të cilit konsiston në kryerjen e procedurave të prokurimit për mallra pune apo shërbime me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla. /e.t

Të fundit

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Lajme të tjera

Web TV