Debutimi me Ferrarin tashmë shumë pranë, Hamilton: “Nuk ndiej presion”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numërimi mbrapsht është drejt fundit, me Formula 1 që do nisë këtë të diel Botërorin 2025 me Çmimin e Madh të Australisë. Në Melbourne u mbajt dje edhe konferenca e parë e pilotëve para mediave. “Nuk e ndiej presionin, pasi e di që mund të arrij rezultate. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë”, ishte komenti i Lewis Hamilton, një nga pilotët më të shumëpritur, i cili do të debutojë me “Ferrari”-n.

Kurioziteti për garën e parë të sezonit në F1 këtë vit është të paktën trefishuar. Pas shumë pritshmërive, prezantimeve dhe xhirove të para, tashmë fillohet puna seriozisht.

Presioni mbi pilotin britanik do të jetë i pashmangshëm, por shtatë herë kampioni i botës tregoi para mikrofonave se është më se gati psikologjikisht: “Me kalimin e viteve, presioni që i kam bërë vetes ka qenë 10 herë më i madh se ai që më kanë bërë të tjerët. Unë nuk erdha te ‘Ferrari’ për ta ndjerë se çfarë do të thotë presion. E di se çfarë mund të sjell dhe si ta bëj, gjithçka ka të bëjë kokën ulur dhe punën. Futem në këtë fundjavë me mendje të hapur”, deklaroi Hamilton.

“Nuk them se do të jetë e lehtë, por nuk e ndiej presionin. Ai i jashtëm është inekzistent, ndërsa presioni i vërtetë vjen nga brenda dhe nga ajo që unë dua të arrij. Nuk jam këtu për të demonstruar diçka. Jam shumë, shumë me fat që kam pasur këtë karrierë në Formula 1.

Nisja këtu në vitin 2007 ishte epike, ashtu sikurse ishte speciale edhe kur e realizoja me ‘Mercedes’-in. E gjitha kjo më kujton vitin e parë dhe çdo sezon kur ecja në bokse duke parë garazhin e kuq të Ferrarit, ndërsa tani jam vërtet këtu. Kjo është një ndjesi e mrekullueshme”, u shpreh Hamilton, duke u shfaqur sa i emocionuar, po aq edhe i karikuar për nisjen zyrtare të aventurës me Ferrarin./ D.C

Të fundit

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi...

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra mund të fshehin pjesë të...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Lajme të tjera

Web TV