Lando Norris udhëhoqi McLaren duke fituar Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1, garë që u zhvillua në pistën e “Albert Park” në Melbourne.
Kjo është fitorja e 11-të e McLaren në Çmimin e Madh të Australisë. Norris i McLaren-it la pas kampionin në fuqi, Max Verstappen të Red Bull-it.
Gara ishte plot emocione, me ndryshime të motit dhe tre periudha të makinës së sigurisë që ndikuan në strategjitë e skuadrave.
Ishte e mahnitshme. Garë e vështirë, veçanërisht me Max pas meje. Unë po shtyja, veçanërisht në dy xhirot e fundit. Ishte pak stresuese, nuk do të gënjej. Këtë herë e arritëm siç duhet dhe përfunduam në krye, kështu që jam i lumtur”, deklaroi Norris./ D.C