Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament…

Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e 11 majit, rezultojnë nën hetim, të paditur ose me doje në Prokurorinë e Posaçme. Edhe pse Rama tentoi të distancohej nga ata që kanë ngrënë dardha pas shpine, sërish në listë ka futur 4 emra që janë në hetim nga SPAK dhe nuk i dihet nëse do e gëzojnë mandatin nëse e marrin. Ndërkohë në PD lista është më e gjatë. Janë 10 emra që janë nën hetim ose kanë përfunduar për gjykim.

Duke i marrë me radhë. Te PS kemi Klotilda Bushkën. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve është nën hetim për intimidim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë. Ajo ka dalë te dosja “Veliaj”.

Emër tjetër është Olta Xhaçka. Ajo po hetohet prej shumë kohësh për afera me pronat e ushtrisë dhe veçanërisht privatizimin e portit të Sarandës.

Emër tjetër është Ceno Klosi. Ky i fundit kandidon në Fier në listë të hapur, por SPAK ka nisur një hetim për të kur ishte drejtor i Tatimeve. Po ashtu mësohet se dosje ka në SPAK edhe kundër ministrit Pirro Vëngu. Ai është paditur disa herë për abuzime kur drejtonte Portin e Durrësit.

Te PD kemi në krye të listës Sali Berisha, i cili është dërguar për gjykim për aferën “Partizani”. Pas tij vjen Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie. Fatmir Mediu Po ashtu është në proces gjyqësor për Gërdecin. Belind Këlliçi po hetohet për falsifikim të diplomës dhe fshehje pasurie.

Po ashtu për fshehje pasurie janë Flamur Noka me Asllan Dogjanin dhe Luan Baçin. Bardh Spahia është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, ndërsa Dashamir Xhika po hetohet për abuzime kur drejtonte ARRSH.

Lexo edhe :  “Giro d’Italia vjen në Shqipëri”/ Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Pra duket se e ka SPAK në dorë nëse do e gëzojnë apo jo mandatin emrat më lart.

Emrat me dosje në SPAK

PS

1.       Klotilda Bushka, po hetohet për pengim të drejtësisë dhe intimidim dëshmitarësh te dosja “Veliaj”

2.       Olta Xhaçka, nën hetim për afera me pronat e ushtrisë

3.       Pirro Vengu, i paditur disa herë për afera te Porti i Durrësit

4.       Ceno Klosi, nën hetim për afera si drejtor i Tatimeve

PD

1.       Sali Berisha, dërguar për gjykim për aferën “Partizani”

2.       Belind Këlliçi, nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie

3.       Fatmir Mediu, po gjykohet për Tragjedinë e Gërdecit

4.       Asllan Dogjani, dërguar për gjykim për fshehje pasurie

5.       Ilir Meta, në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie

6.       Bardh Spahia, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre

7.       Xhelal Mziu, ka nisur një hetim për dy tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz

8.       Dashamir Xhika, në shkurt ishte hera efundit që shkoi në SPAK. Po hetohet për disa tenderë kur ishte në krye të ARRSH.

9.       Luan Baçi, nën heitm fshje pasurie

10.   Flamur Noka, nën heitm ëpr fshje pasurie/     S,M

Të fundit

Veliaj në qeli, Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i...

“Travel Off Path”/ Pse Shqipëria po bëhet destinacioni kryesor turistik në Evropë?

Evropa të sjell në mendje imazhe të bulevardeve madhështore pariziene, rrënojave të lashta romake dhe plazheve spanjolle të mbushura me diell, sipas “Travel Off...

“Lobimit në SHBA, kontratë lebetitëse”/ Rama: Sollën “Latifin” t’i vërë kapelën “Bufit”!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

“Nuk do të na zotërojnë kurrë”/ Kryeministri i ri kanadez me tone të ashpra ndaj SHBA-së

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të...

Tentativa e tetë/ Kuvendi i Kosovë mblidhet sot sërish në seancë konstituitive

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në...

Lajme të tjera

Web TV