‘Lista e PD, me besnikë të Berishës’, Açka: I duhen ushtarë kazerme me pushkë të nxehta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së saj nga politika, duke kritikuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Në lidhje me tërheqjen e saj nga politika, Açka theksoi se ishte një vendim personal, por kritikoi gjendjen e Partisë Demokratike, duke u shprehur se e djathta është më e përçarë se kurrë.

“PD dhe e djathta në përgjithësi po varaviten në një ligati, që jo vetëm nuk u përpoqëm ta bënim të performonte më mirë, por e ndotëm dhe e copëtuam edhe më shumë,” u shpreh ajo.

Sa i përket listës së kandidatëve të Sali Berishës, Açka tha se nuk kishte pritur ndonjë risi, duke argumentuar se ajo është e mbushur me besnikët e tij.

“Berishës i duhen ‘pushkë të nxehta’ dhe njerëz besnikë që të jenë një lloj armate për të. Të jesh besnik i Berishës sot, kur shqiptarët përballen me sfida të shumta, është një çështje që duhet analizuar më thellë,” përfundoi Açka./   S,M

Të fundit

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike “Harvard Law Review” mbi pretendimet...

Çmimet Chaplin në Nju Jork / Dua Lipa tërheq vemendjen me paraqitjen e saj (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja...

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë tentativën...

Lajme të tjera

Web TV