Misteret e pusit më të thellë në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike. Ndërsa NASA fokusohej në eksplorimin e Hënës, sovjetikët donin të shqyrtonin një territor tjetër të pazbuluar: thellësitë e Tokës. Kështu lindi pusi Superprofond i Kola, një projekt ambicioz që synonte të shkonte sa më thellë në koren e Tokës për të studiuar përbërjen dhe evolucionin e saj.

I vendosur në gadishullin e largët të Kolas, në veri-perëndim të Rusisë, ky eksperiment gjeologjik nisi në vitin 1970 me qëllimin për të arritur 15.000 metra thellësi. Gjatë më shumë se dy dekadave, shkencëtarët punuan pa ndalim për të zbuluar sekretet që fshiheshin nën sipërfaqen e Tokës. Në vitin 1989, pusi arriti në 12.262 metra thellësi, duke vendosur një rekord botëror që ende është në fuqi. Gjatë gërmimit, shkencëtarët gjetën ujë në një thellësi ku nuk pritej që të kishte, duke sfiduar teoritë gjeologjike të kohës.

Për më tepër, u zbuluan mikrofosile të organizmave njëqelizor në disa kilometra thellësi nën Tokë, duke ofruar informacion të çmuar për jetën primitive në Tokë. Këto mikroorganizma kishin mbi 2.000 milionë vjet dhe kishin arritur të mbijetonin në kushte ekstreme presioni dhe temperature. Një tjetër zbulim i rëndësishme ishte përbërja e korës së Tokës. U zbulua se, në thellësi të mëdha, shkëmbi kishte një strukturë më pak të dendur se sa ishte menduar, duke sugjeruar që proceset gjeologjike në brendësi të Tokës ishin më të ndërlikuara se sa besohej.

Megjithëse përparimet ishin të konsiderueshme, hapja e pusit nuk ishte pa vështirësi. Ndërsa thellohej, temperatura rritej në mënyrë drastike, duke arritur deri në 180 gradë Celsius në pikën më të thellë të pusit, kur shkencëtarët prisnin vetëm rreth 100 gradë. Kjo nxehtësi ekstreme e bëri të pamundur funksionimin e pajisjeve të shpimit dhe shkaktoi që shkëmbinjtë të bëheshin më plastike, duke e vështirësuar procesin. Kombinimi i këtyre kushteve të vështira dhe kufizimeve teknologjike të kohës bëri që përparimi të bëhej i pamundur.

Lexo edhe :  Trump krijon një faqe interneti për COVID-19, fajëson Kinën për origjinën e virusit

Në vitin 1992, pa paralajmërim, projekti u anulua dhe objektet u braktisën. Zyrtarisht, u tha se mungesa e financimit pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe sfidat teknike të pazgjidhshme e çuan në mbyllje. Megjithatë, fundi i papritur i pusit ngjalli shumë teori konspirative.

Në Shtetet e Bashkuara, filloi të përhapet një legjendë urbane që ka qarkulluar për vite me radhë, e shpërndarë kryesisht nga media sensacionaliste dhe radio të krishtera, që thoshte se shkencëtarët sovjetikë kishin dëgjuar zëra shqetësues që vinin nga thellësia e Tokës, të ngjashëm me britma njerëzish, çka bëri të spekulohej për ekzistencën e një “pusi në ferr”.

Megjithë braktisjen e tij, ky pus mbetet një referencë në studimin e gjeologjisë së Tokës. Zbulimet e tij kanë shërbyer për të kuptuar më mirë strukturën e korës së Tokës dhe kanë frymëzuar projekte të tjera perforimi të thellë në pjesë të ndryshme të botës./E.T

Të fundit

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Lajme të tjera

Web TV