Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj here si ortake në sipërmarrjen e prodhimit të shpërndarjes së pullave fiskale.

Qeveria ka krijuar shoqërinë shqiptaro-arabe që do të merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar kompania ALBTrace CO një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.

Por ajo çfarë vihet re në dokumentat e dorëzuara është se vetë shoqëria arabe zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në vitin e kaluar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër 60% nga Oumulat Security Printing LLC, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite.

Por megjithëse  kompania shqiptaro-arabe është krijuar, ende prodhimi i pullave fiskale nuk ka nisur edhe pse Ministria e Financave njoftoi se brenda muajit mars do të nisë prodhimi I tyre, pa dhënë një datë të saktë.

Bizneset të cilat janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me një situatë të paprecedentë në doganë, për shkak se mungojnë pullat fiskale.

Ky ngërç i tillë sipas bizneseve lë shteg për evazion fiskal dhe kontrabandë të mallrave. Ata ende nuk kanë një përgjigje se kush do t’i paguajë kostot e tyre për mungesën e pullave fiskale./

Të fundit

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Lajme të tjera

Web TV