Alban Dudushi flet për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” rrëfen ai.

Dudushi tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se ai vetë. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”

Ai shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Ne fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë ‘Ky s’qenka në formë sot,’” thotë Dudushi. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe ai vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.

Alban Dudushi për largimin nga RTSH: Të heq dikush që s’merr vesh nga kjo punë

Pas ndërprerjes së kontratës pa asnjë sqarim nga RTSH, Alban Dudushi ka treguar për “The Dalina Show” detaje mbi largimin e tij.

“Aty u ndërprenë edhe dy emisione që ishin të suksesshme, si në shikueshmëri, ashtu edhe në YouTube – emisioni i Elonës dhe emisioni im,” u shpreh ai.

Lexo edhe :  "Macja e Titanikut" parashikoi fundosjen, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Sipas Dudushit, e gjithë kjo histori është një kombinim i absurditetit dhe mungesës së logjikës.

“Është një histori edhe qesharake, edhe banale, edhe irrituese. Në këtë profesion kemi kaluar shumë, kemi njohur shumë. Normalisht, intriga ka, është një botë që për hir të së vërtetës ka konkurrencë brenda saj dhe kjo është normale.

Nuk është fushë me lule, nuk është gjithmonë ashtu siç duket në ekran. Por kur ndodh diçka që nuk ka kuptim në vetvete, kjo është ajo pjesa që të shushat dhe të acaron.”

Ai e quan këtë një histori “budallaqe” dhe të pakuptimtë, pasi vendimi u mor nga dikush që thjesht po mbante pozicionin përkohësisht.

“Çfarë ka ndërmend një personazh që është vendosur aty thjesht për të mbajtur timonin, derisa të kalojnë këto historitë dhe pastaj, kur të bëhet përzgjedhja e drejtorit të ri, do të jetë ai që merr vendimet?”

Dudushi e përmbledh këtë situatë si një absurditet të pastër:

“Ndodhi ajo që ndodhi. Vjen një personazh që pranon se nuk merr vesh nga kjo punë dhe ti, papritur, e gjen veten të hequr prej tij. Kjo ishte çudia.”/   S,M

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV