“Ditët e tua kanë marrë fund”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Harroje se do fitosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, pas një postimi të këtij të fundit,  lidhur me një takim të zhvilluar me delegacionin e Unionit Konservativ Amerikan.

Berisha në postimin e tij shkruante se “organizata më e madhe konservatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Partinë Demokratike dhe Institutin Konservator Shqiptar do të organizojnë në Shqipëri CPAC Balkans, në fund të prillit”.

Por në mesazhin e saj, Kokalari paralajmëron Berishën se nuk do të arrijë të shfrytëzojë këtë konferencë për të fituar pikë në funksion të zgjedhjeve.

CPAC Balkans nuk ka për të ndodhur në prill që ta shfrytëzosh ti për zgjedhjet dhe nuk do jetë në bashkëpunim me PD.

CPAC është një nga konferencat më serioze konservatore në SHBA dhe po zgjerohet nëpër botë. CPAC Balkans ka vetëm një detyrë, shtyrjen e konservatorizmit të vërtet në Balkans (super a domosdoshme) dhe ti nuk ke për ta shfrytëzuar siç po mundohesh me çdo gjë këto ditë.

Ditët e tua kanë marrë fund. Në Shqipëri ka forca të tjera në garë momentalisht që janë konservatore, dhe ti CPAC nuk ke për ta marrë peng….”, shkruan Kokalari./   S,M

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV