“Erdha i fundit, babë”/ Thaçi lë buqetën me lule në varrin e të atit, mesazhi prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Leja për këtë vizitë u dha nga autoritetet në Hagë, pas kërkesës së Thaçit.

  • foto galeri

I shoqëruar nga forcat e sigurisë së EULEX, Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën:

“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Thaçi nuk pati mundësinë të merrte pjesë në varrimin e të atit, por më herët, më 13 mars 2025, kishte qenë i lejuar ta vizitonte atë në spitalin e Prishtinës./e.t

Të fundit

Berisha bën deklaratën e fortë: Biznesmeni që solli pulën me salmonelë, eksponent i PS

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent...

‘Mundësia’ takim në Kamëz/ Agron Shehaj: Jemi parti që kemi plan e projekt, jo urrejtje

Në një takim të madh elektoral në Kamëz, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, theksoi dallimin e kësaj force politike nga të tjerat, duke...

Rama i bindur: PD në 11 maj, do të marrë humbjen më të madhe që nga ’97

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz tha se më 11 maj, shqiptarët kanë fatin në dorë për të vendosur...

Video/ Momenti kur Egli takon familjen e Gjestit, si e pritën ata finalisten

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga shtëpia më e famshme në...

Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës...

Lajme të tjera

Web TV